Strasburgu: Shqipëria ti japë fund gjakmarrjes
Disa anëtarë të Asamblesë Parlamentare të KiE-së hartojnë draft-rezolutën
Albert Gjoka
Këshilli i Evropës kërkon nga Shqipëria që t’i japë fund zakonit të gjakmarrjes, pasi konsiderohet si i papajtueshëm me vlerat evropiane. Një grup prej 20 anëtarësh të Asamblesë Parlamentare të KiE-së kanë përgatitur një draft-rezolutë, të cilën i kanë kushtuar këtij zakoni tradicional shqiptar që ka marrë jetën e mijëra personave edhe gjatë viteve të demokracisë. Dokumenti është hartuar më 4 shkurt të këtij viti dhe pritet të kalojë për miratim në mbledhjen e radhës së Asamblesë, që do të mbahet më 12 mars të këtij viti. Në mocionin që është firmosur nga anëtarët e thuajse të të gjitha grupimeve politike në Strasburg, kërkohet ti jepet fund gjakmarrjes.
Rezoluta
Më 4 shkurt, vetëm pak ditë pasi është miratuar rezoluta për krizën politike në Shqipëri, autoritetet e Strasburgut kanë përgatitur një tjetër dokument që ka të bëjë me funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë. 20 europarlamentarë të të gjitha grupeve, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kanë hartuar një draft-mocion, i cili nuk është diskutuar ende në Asamble, apo komitetet e posaçme, ku ngrihet shqetësimi për ekzistencën e gjakmarrjes në Shqipëri. Dokumenti është hartuar nga eurodeputeti francez François Rochebloine. “Sundimi i ligjit është një nga vlerat kryesore të Këshillit të Evropës dhe, siç theksohet në preambulën e statutit të kësaj organizate, ai është një nga gjërat themelore të të gjitha demokracive të vërteta”, - thuhet në këtë draft-mocion. Ai vijon më tej: “Në veçanti, sundimi i ligjit kërkon që konfliktet të zgjidhen nga sistemi i drejtësisë, dhe jo përmes hakmarrjes personale.
“Për këtë arsye, është tejet tronditëse që në Shqipëri, një kod i tillë nderi, që vjen nga një epokë e kaluar, lejon familjet e personave të pafajshëm për të vrarë në emër të hakmarrjes, në jo më pak se shtatë breza”, - thuhet në këtë dokument. Mocioni kërkon nga autoritetet zyrtare të Tiranës që të marrin masa, pasi sipas saj, - “praktikat e këtij lloji janë krejtësisht të papajtueshëm me vlerat e Këshillit të Evropës”. “Asambleja Parlamentare rekomandon që Shqipëria të luftojë në mënyrë të fuqishme këtë zakon”, - thuhet në fundin e draftit të rezolutës që pritet të kalojë për miratim gjatë muajit mars.
Fenomeni dhe ligji
Gjakmarrja është një zakon i trashëguar nga kanuni shqiptar, i cili vepron në shumë zona të Shqipërisë, por, më i theksuar është në Veri të vendit. Edhe gjatë viteve të diktaturës ai nuk arriti të shuhej plotësisht, megjithë presionin e fortë të regjimit komunist. Fatkeqësisht, ky zakon u trashëgua edhe gjatë viteve të demokracisë. Me mijëra familje ndodhen të ngujuar edhe sot e kësaj dite, ndërsa ligji është i pafuqishëm për të ndaluar krimin e gjakmarrjes, ndonëse ai është i ndëshkueshëm ligjërisht. Statistikat për viktimat e gjakmarrjes janë tejet të pasakta, por ky fenomen është pranuar publikisht nga autoritetet shqiptare, të cilat, shpeshherë kanë organizuar fushata sensibilizuese për t’i dhënë fund këtij fenomeni që bren shoqërinë shqiptare në epokën moderne. Sipas të dhënave të publikuara në Strategjinë Kombëtare kundër Gjakmarrjes raportohet se, në këto 18 vjet, nga veprimet me vetëgjyqësi, kanë gjetur vdekjen 9800 shqiptarë. Konfliktet e shkaktuara nga ligji 7501 mbi tokën kanë lënë djerrë mbi 70 për qind të sipërfaqes së punueshme në shkallë vendi dhe kanë detyruar mijëra familje të emigrojnë. Në disa zona ligji ka shkaktuar vrasje edhe midis familjeve me lidhje gjaku. Organizatat jo-qeveritare raportojnë se “vetëm në zonën e Zadrimës numërohen rreth 2200 familje me lidhje të ngushta fisnore që nuk komunikojnë me njëra-tjetrën për shkak të mosmarrëveshjeve për tokën”. Gjin Marku, një nga aktivistët kryesorë për pajtimin e gjaqeve në Shqipëri, ka deklaruar zyrtarisht, se edhe në Tiranë ka mbi 110 familje të ngujuara. Përtej shifrave, një gjë është e pamohueshme: Gjakmarrja ekziston dhe ajo vret çdo ditë dhe ngujon me qindra e mijëra fëmijë dhe burra të pafajshëm në kullat dhe shtëpitë e shqiptarëve. Prania e saj në Shqipëri konstatohet edhe nga institucionet në Perëndim, kur paraqiten kërkesa të shumta nga bashkëkombësit tanë, të cilët kërkojnë azilim në shtete të ndryshme, duke e justifikuar mos-kthimin në atdhe nga rreziku që iu vjen nga gjakmarrja. Nisma më e fundit e Strasburgut është një tjetër sinjal i fortë për Shqipërinë, të cilës i kërkohet që të forcojë shtetin ligjor nëse do të jetë pjesë e vlerave të familjes evropiane.
Nënshkruesit e draft-rezolutës
François ROCHEBLOINE, Francë
Artsruni AGHAJANYAN, Armeni
Pedro AGRAMUNT FONT DE MORA, Spanjë
Denis BADRÉ, Francë
Doris BARNETT, Gjermani
Agustín CONDE BAJÉN, Spanjë
Arcadio DÍAZ TEJERA, Spanjë
Bernard FOURNIER, Francë
Arlette GROSSKOST, Francë
Michel HUNAULT, Francë
Francine JOHN-CALAME, Zvicër
François LONCLE, Francë
Christine MARIN, Francë
Manuela de MELO Maria, Portugali
Ana Catarina MENDONÇA, Portugali
Gabino PUCHE RODRÍGUEZ-ACOSTA, Spanjë
Carmen QUINTANILLA BARBA, Spanjë
René ROUQUET, Francë
Armen RUSTAMYAN, Armeni
Marina SCHUSTER, Gjermani
GRUPET POLITIKE QË E FIRMOSËN
Grupi i Partive Popullore Evropiane
Grupi i Partive Socialiste
Aleanca Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën
Grupi Demokratik Evropian
Grupi i të Majtës së Bashkuar Europiane
Gjakmarrja dhe krimet misterioze sjellin në Shqipëri reporterin e OKB-së
TIRANË – Reporteri i posaçëm i OKB-së Filip Alston, është takuar pasditen e djeshme më Avokatin e Popullit, pas një turi në Shkodër, ku ka marrë të dhëna lidhur me fenomenin e gjakmarrjes. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë zyrtare lidhur me bisedën e tij me Avokatin e Popullit, Ermir Dobjani, por nga burime të brendshme mësohet se biseda e tyre është fokusuar kryesisht, tek disa ngjarje të rënda që kanë tronditur Shqipërinë gjatë viteve të fundit, siç është vdekja misterioze e Kosta Trebickës dëshmitarit kyç që zbuloi trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit, si dhe për shpërthimin tragjik të Gërdecit në 15 mars të 2008. Filip Alston është raportuesi i posaçëm i komisionit të OKB-së, i cili ka mbërritur me këtë mision në vendin tonë që prej të hënës dhe do të qëndrojnë në vendin tonë deri në 23 shkurt për të marrë përgjigjet për 29 pyetjet e formuluara. Në agjendën e Alston përfshihen takime me zyrtarët më të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme, ku raportuesi i OKB pritet të marrë shpjegime për disa nga ngjarjet më të rëndësishme në vend dhe që kanë mbetur ende pa zbuluar. Sipas medieve, mësohet se ndër çështjet më të interesuara është dhe ajo e vdekjes në një aksident misterioz të biznesmenit shqiptaro-amerikan Kosta Trebicka. Shkaqet që çuan në shpërthimin tragjik të 15 marsit në Gërdec si dhe shpjegime mbi dyshimet që ekzistojnë mbi SHIK për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në 1995. Të dërguarit e OKB do t’i raportohen, gjithashtu, shifrat mbi numrin e vrasjeve në vit nga gjakmarrja, aktivitetin e grupeve kriminale të organizuara, dhuna ndaj grave, dhuna në familje, etj. OKB është e interesuar, gjithashtu, edhe për fenomenin e korrupsionit; sa shtrije ka ky në organet e rendit dhe Drejtësisë. Në përfundim të misionit të tij një javor në Shqipëri, Filip Alston pritet të ketë edhe një konferencë të posaçme me gazetarët.
17 Shkurt 2010