E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsullidiplomacia greke Mos e hiperbolizoni

Ministria greke e Jashtme kerkon qe te mos u jepen permasa deklaratave te konsullit grek ne Korce Theodhoros Ikonomus. Ky i fundit pretendon se ne kete zone jetojne vorio-epirote ndersa vllehte jane greke. Gjate nje takimi qe zedhenesi i Ministrise se Jashtme greke Grigoris Delavekuras pati me gazetaret e akredituar ne kete ministri u shpreh se ceshtja nuk duhet hiperbolizuar. Ai ftoi mediat te bejne kujdes me publikimin dhe permasat qe u jepen deklaratave per probleme qe kane te bejne me dy vendet pasi dy popujt tane sipas tij kane shume pika lidhese dhe minoriteti grek ne Shqiperi luan nje rol te rendesishem ne marredheniet dypaleshe.

Zedhenesi theksoi po keshtu edhe nje here se Athina e mbeshtet me force rrugen evropiane te Shqiperise.
Ne do te vazhdojme ta ndihmojme Shqiperine ne implementimin e kesaj rruge. Padyshim qe ne interesohemi per cdo minoritar grek qe jeton ne Shqiperi dhe jo vetem per minoritaret qe jetojne ne zonat e njohura minoritare ne Shqiperi. Ne kete kontekst kemi kerkuar prej autoriteteve vendase qe te respektojne te drejtat e minoritareve atje - deklaroi Delavekuras.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›