Dhuna Rama shton akuzat dhe ben thirrje per demonstrate
Pas degjenerimit te seances se djeshme parlamentare ne perplasje fizike dhe grushte per shkak te tensionit te krijuar nga opozita kreu socialist Edi Rama reagoi ne nje konference per shtyp ku kete here ndryshe nga te tjerat nuk i quajti turp shfaqje te tilla te dhunes por ne te kundert ai deklaroi se demonstratat e opozites do te vazhdojne dhe beri thirrje ndaj qytetareve per pjesemarrje ne to. Kryesocialisti theksoi se opozita eshte e vendosur te demonstrojne ne 18 shkurt per te kerkuar sipas tij lirine transparencen dhe drejtesine. Do te kerkojme rrugen e re zgjidhjen e re shpresen e re. Paqesisht por vendosmerisht do te ridalim ne demonstrate ne 18 shkurt per votat qe vidhen per pasurite kombetare qe plackiten me vendime te paligjshme per parate qe fitohen mal nga kusaret duke bere grope ekonomine per qytetaret per te varfrit per te papunet per cdo njeri te zakonshem te ketij vendi qe me leket e punes se ndershme nuk perballet dot me me rritjen e frikshme te cmimeve - tha Rama. Kryesocialisti renditi me radhe disa arsye perse populli duhet te demonstroje ne 18 shkurt por nuk u prononcua aspak per dhune e krijuar ne kuvend nga deputetet socialist duke u mjaftuar vetem me akuzat ndaj mazhorances qeverisese. Ne 18 shkurt do te dalin ne demonstrate per te rrahurit per njerezit e zakonshem te ketij vendi qe ky pushtet vrastar kusaresh i ka lene pa pune pa ndihme pa shprese dhe i tall perdite duke u thene lum si ju per qeverine dhe ekonomine qe keni ne do te ridalim ne demonstrate ne 18 shkurt. Paqesisht por vendosmerisht - nenvizoi Rama. Keshtu edhe nje here pavaresisht prononcimeve te shumta kohet e fundit te nderkombetareve per stabilitet dhe bashkepunim midis dy forcave kryesore ne vend per zgjedhjet e ardhshme lokale te 8 majit 2011 opozita dhe lideri i saj duket se nuk do te heqin dore nga demonstratat ne rruge dhe nga mungesa e frymes se dialogut qe eshte hasur deri tani brenda radheve te PS-se me mazhorancen qeverisese.