E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami - PS-se Problemi juaj mosnjohja e 28 qershorit

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjate fjales se tij ne seancen e djeshme plenare i beri thirrje opozites te respektonte institucionet legjitime dhe vendimin e shqiptareve. Sipas tij opozita ne menyre te qellimshme krijon tensione ne vend dhe ne Parlament. Por sipas tij roli i deputetit nuk eshte protesta por eshte diskutimi i tij ne Parlament duke perfaqesuar elektoratin e tij. Sipas kreut te Mbrojtes opozita asnjehere nuk e pranoi humbjen e zgjedhjeve te 2005-s. Opozita kurre nuk e pranoi faktin se humbi zgjedhjet e 2005-s dhe kjo eshte arsyeja se pse gjate legjislatures se kaluar kjo salle u shnderrua ne arene perplasjesh zhurmash dhe konflikti dhe deri tek spektakli i bilbilave - tha ai. Gjithsesi - shtoi ai - humbja e zgjedhjeve te 2007-s ishte fakt qe vendosi kushtin politik te opozites ne vitet e mepasshme. Imami shtoi se pavaresisht kesaj situate mazhoranca gjithmone eshte shprehur e gatshme per nje marreveshje politike por opozita synon deligjimitet te parlamentit dhe konflikt politik. Opozita nuk njeh qeverine e dale nga zgjedhjet e reja madje organizon greve urie para Keshillit te Ministrave - deklaroi ai ndersa opozita vijonte sharjet. O zagar o zagar o legen - ishte thirrja e vazhdueshme e opozites. Nuk me fyeni nuk me ofendoni dot se jeni shume poshte -ishte pergjigjja e Imamit. Ai vijoi me tej fjalen e tij ndersa i beri perseri ftese opozites qe ti kthehet dialogut. Situata nuk mund te jete pa zgjidhje. Te hapet komunikimi dhe bashkepunimi per zgjedhje e majit - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›