E Diel, 1 Nëntor 2026

Universitetet me shume lende me zgjedhje vitin tjeter

Maturantët vitin e ardhshëm do të kenë më shumë provime me zgjedhje, kjo në bazë të krediteve që ata duhet të plotësojnë. Ky kriter i ri që do të fillojë të aplikohet vitin e ardhëm  për pranimet e të rinjve, në universitete  erdhi si nevojë për të rritur cilësinë e studentëve që ulen në institucionet e arsimit të lartë.

"Tashmë është vënë kriteri që të japi lëndë me zgjehdje 2 ose 3. Me kusht që numri i krediteve të jetë jo më pak sa tetë. Ndër kriteret e tjera ka qenë si ide që gjuha e huaj duhet të ishte lëndë e detyrueshme, këtë vit shkollor u pa e arsyeshme që gjuha e huaj të jetë lëndë me zgjedhje", tha Fatmir Vejsiu, drejtor i arsimit parauniversitar.

Por vitin e ardhshëm pikët e maturantëve do të llogariten dhe me një formulë të re, e cila do të ndryshojë në bazë  të numrit të lëndëve që kanë zgjedhur të  rinjtë. "Pesha specifike e lëndëve me detyrim është 20 për qind ndërsa pesha  e lëndëve me zgjedhje, 2 apo 3 është 40 për qind", tha Vejsiu. Tashmë ministria e Arsimit ka nisur trajnimet me drejtuesit e arsimit të rretheve, për të shqyrtuar të  gjitha risitë që do të  ketë matura e vitit 2012-2013.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›