Masa në “pole” dhe në Spanjë

- Felipe Masa dhe Ferrari sërish në "pole position": për brazilianin bëhet fjalë për të tretin rresht, ndërsa për skuderinë "Kokëkuqe", e katërta në katër prova kualifikuese.
Në manshin e tretë dhe të fundit për "pole" të Cmimit të Madh të Spanjës, ferraristi mundi Fernando Alonson për gati të 3 qindtat: 1'21"421 koha e Felipes, kundër 1'21"451 të spanjollit të Meklaren.
Në Cmimin e parë të sezonit në Australi, pole e fitoi Kimi Raikonen, sot i treti (1'21"723), përpara Hamilton të Meklaren (i 4-ti, 1'21"785).
Felipe Masa: "Është shumë e këndshme. Tre "pol pozishën" radhazi këtë vit. Është fantastike. Ne kemi qenë të shpejtë, me një makinë të mrekullueshme dhe jam me të vërteëtë i gëzuar të shikoj punën e skuadrës tonë. Unë kam qenë shumë konkurues me mek Lareinin në të gjithë fundjavën. Ata kanë qenë më të shpejtë disa herë, kështu që unë jam shuëm i gëzuar të jem i pari në provat kualifikuese dhe po shikoj përpara për të bërë një garë të mirë. jam me të vërteëtë i gëzuar. Xhiroja ime e parë ishte një dështim me makina përpara meje kudo dhe kështu në përpjekjen time të fundit, unë u përpoqa që të zhvilloja atë shumë mirë".
Alonso: "Do të jetë një luftë, ne jemi gati. Do të jetë një fundjavë e bukur për ne, rrezultati i sotëm është pohimi që kemi një makinë konkuruese me të tjerat. Shpresoj që të bëj një garë të mirë, kam shumë besim. Dje dhe sot pamë që Ferrari dhe MekLaren janë shumë afër, do të jetë një luftë. Gomat mbajtën mirë gjatë provave kulifikuese he në fund isha shumë i shpejtë, edhe pse makina ishte shumë e lehtë. Mora maksimumin, shkon mirë kështu
Raikonen: "Jam i gëzuar. Makina ishte vecanërisht e shpejtë në dy sektorët e parë, ndërsa në pjesën finale humba shumë kohë. Duhet të punojmë për të arritur që të gjejmë një zgjidhje që të zgjidhë problemin, jam optimiste"
Klasifikmet e piloteve
1 F. Massa Ferrari 1:21.421
2 F. Alonso McLaren 1:21.451
3 K. Raikkonen Ferrari 1:21.723
4 L. Hamilton McLaren 1:21.785
5 R. Kubica BMW 1:22.253