E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheva: Nuk kthehem në Milano, mund të bëhem yll i Premier ligës

- Pas shkrimeve te fundit se Shevcenko eshte gati per tu kthyer ne Milan, Shevcenko vendosi t'u jap fund ketyre thashethemeve ne nje interviste per tabloidin The Sun te Anglise: Nuk jam penduar qe jam larguar prej Milanit, kam bere zgjedhje te mire vetem njerezit duhet te me japin kohe te pershtatem ne klub. E kam ditur se eshte veshtire te adaptohesh ne Chelsea pas atyre viteve te kaluara ne Milan. Eshte klub i ri, jete e re dhe nuk jam i pari qe kam pas probleme ne Premier.
E dua jeten ne Londer dhe e ndjej veten mire ketu, kam mesuar kulture te re dhe nje menyre te re jetese. Ne Chelsea erdha pas nje sezoni te ngarkuar ne Milan poashtu ndikim ka pasur edhe Kampionati boteror ku shpenzova energji shume.
Ne pyetjen e gazetes se a jane te verteta fjalet se ka probleme me Drogba, Shevcenko i demanton ne teresi duke shtuar ne fund te intervistes se mund te behet yll i Premier liges .

Arsim Ziberi, Albania-Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›