Memelli: “Jemi gati kundër Djurgardens”

- Skuadra GAIS, ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Migen Memelli, pas fitores së parë me Halmstadt (2-1), është në përgatitjet e fundit në prag të sfidës me Djurgardens, takim që do të luhet të hënën e ardhshme (19:00) në kryeqyetetin suedez.
"Në takimin e fundit me Djurgardens në stadumin e Stokholmit, Gais fitoi me rezultatin 2-0, por vështirë se mund të përsëritet kjo gjë, por do të ishim të kënaqur edhe me një barazim", thotë Migen Memelli në linjë telefonike nga Goteborgi.
"Është një ndeshje e fortë pasi dhe diferenca midis dy ekipeve nuk është e madhe në nivelin e lojës", shton Memelli, që vecon si karakteristikë të kundërshtarit lojën e shpejtë dhe me shumë ritëm.
"Pas një fillimi jo të mirë, me dy barazime dhe dy humbje, të hënën e kaluar arritëm edhe fitoren e parë Halmstadt, një tripikësh që na gëzoi shumë por na cliroi edhe nga bllokimi i javëve të para. Dua të theksoj se katër vendet e para ndodhen në kuotën e tetë pikëve, ndërsa tre vendet e fundit kanë grumbullar pesë pikë në pesë ndeshjet e deritanishme të kampionatit. Ekipet në Suedi nuk kanë diferenca të mëdha midis njëri-tjetrit", thotë ish-sulmuesi i skudrës norvegjeze, SK Bran Bergen. "Na presin tri ndeshje rresht shumë të forta, ku dua të vecoj Gais-Goteborg, që është dhe derbi i qytetit".
Sulmuesi i thirrur nga tekniku Baric për ndeshjen me miqësore Maqedoninë pohon se po ndjek më vemendje dhe përgatitjet e ndeshjes miqësore ndërkombëtare të Shqipërisë me Anglinë B, takim që do të luhet në "Turf Moor" të Bërnley, më 25 maj 2007. "
Nga lista që është publikuar nga Federata Angleze nuk mund ta quaj kurrsesi një ekip B, të dorës së dytë pasi trajneri Meklaren ka thirur lojtarë shumë të fortë, si Ouen, Defo e Smith. I dëshiroj megjithë shpirt ekipit tonë një paraqitje të mirë dhe natyrisht një rezultat pozitiv, ku si më të pritshëm shoh barazimin, që do të ndikonte pozitivisht edhe në aspektin mediatik, pasi dhe në Suedi shtypi e ka përmendur këtë ndeshje miqësore", përfundon Migen Memelli.