Shuster në bankinën e Barcelonës?

- Në pritje për të ditur se kush do të fitojë Ligën spanjolle, fatet e Kapelos dhe Rajkard kryqëzohen.
Nëse pak kohë më parë bankina më e "nxehtë" ishte ajo e trajnerit italian, tani situata ka ndryshuar dhe, ai që rrezikon më shumë postin e tij është trajneri holandez.
Sipas gazetës sportive iberike "Sport", drejtusit e Barcelonës janë duke menduar ti besojnë drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, Shusterit, trajnerit gjerman të Getafes, i cli është përmendur edhe si zëvendësues i Kapelos te Reali i Madridit.