E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani i dëshpëruar, Shkumbini në qejf

- Partizani i fazës së tretë është i ndarë në dy pjesë: pas gjashtë fitoreve rresht me të vegjlit, erdhën tri humbje rresht me të mëdhenjtë (Teuta, Vllaznia, Tirana). E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Shkumbinin, ekipin që ka grumbulluar fazën e tretë më shumë pikë (18) se në dy fazat e para (16). Shkumbini, pas fitores komode me Besën (3-1) vjen i qetë përballë Partizanit në kryeqytet me të cilin ka humbur dy herë gjatë këtij sezoni (2-0 në Peqin dhe 2-0 në Tiranë). Takimi do të gjykohet nga ndërkombëtari Jareci i kontestuar nga presidenti i Partizanit, Albert Xhani, i cili pohoi se ekipi i tij mund të mos dalë në fushë, nëse Sektori i Garave në FSHF nuk ndryshon gjyqtarin. Partizani do të luajë pa kapitenin Ardit Beqiri i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Tiranës, por dhe pa mesfushorin Paulin Dhembi e mbrojtësin Luan Pinari. Shkumbini nuk ka asnjë futbollist të pezulluar.

Kategoria Superiore
Java 32

TEUTA-TIRANA
Pashaj, Salaj, Dervishaj
VLLAZNIA-APOLONIA
Gjyqtare:Lulaj, Mesi, Koka
PARTIZANI-SHKUMBINI (Q.Stafa)
Gjyqtare:Jareci, Rexha, Qirici
BESA-LUFTËTARI
Gjyqtare:Cekaj, Bodeci, Zeka
DINAMO-KASTRIOTI (S.Stërmasi)
Gjyqtare:Breshanaj, Bicaku, Elezi
ELBASANI-FLAMURTARI
Gjyqtare:Latifi, Mustafaraj, Koreshi

Renditja pas Javës 31
1.Tirana* 31 60-29 69
2.Teuta 31 41-26 61
3.Vllaznia 31 42-23 60
4.Partizani 31 38-22 54
5.Dinamo 31 36-37 41
6.Besa 31 33-34 41
7.Elbasani 31 32-37 38
8.Shkumbini 31 36-47 34
9.Kastrioti 31 30-43 34
10.Flamurtari 31 32-37 33
11.Luftëtari 31 23-42 27
12.Apolonia** 31 30-56 25
* Kampione
** Në Kategorinë e Parë

Lojtarët e pezulluar: Kacollja (Elbasani), Shenaj, Stoja (Luftëtari), Bejzade (Vllaznia),Ristovski (Apolonia), Sakaj (Flamurtari), Beqiri, Dhembi, Pinari (Partizani), Kuli, Vrapi (Teuta), Nana (Besa), Capja, Duro (Tirana). Nuk kanë lojtarë të pezulluar: Dinamo, Shkumbini, Kastrioti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›