E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i TIA Ngerci pengoi reformat

Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Turqia duhet të bëjnë më shumë për të garantuar efektivitet në implementimin e ligjit antikorrupsion. Kështu thuhet në raportin më të fundit të Transparency International e cila njëkohësisht i bën thirrje qeverive të këtyre vendeve që të ndërtojnë kapacitete dhe të përmirësojnë qeverisjen në institucionet kryesore.

Përsa i përket Shqipërisë “ngërci mes partive politike ka penguar reformat e rëndësishme për dy vitet e shkuara. Sistemit të drejtësë i nevojiten reforma për forcimin e pavarësisë, përgjegjshëmërisë dhe profesionalizmit. Kjo përfshin rritjen e kapacitetit dhe përcaktimin e kritereve të qarta përsa i përket emërimit të gjyqtarëve, gjykimit, dhe kufizimit të imunitetit në çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin. Ka intereferencë politike në emërimin e punonjësve të  shërbimit civil”.

Në raport theksohet se duhet të bëhet më shumë në fushën e antikorrupsionit dhe qeverisjes së mirë të cilat kanë rezultuar një pengesë për vendet kandidatë dhe ato që janë candidate potenciale për në Bashkimin Europian Azhornuar së fundi ( e martë , 21 qershor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›