E Diel, 1 Nëntor 2026

Jetimet ne rruge Ksera Zgjidhje sherbimi alternativ

Shërbimet mbështetëse pas daljes së jetimve nga institucionet e përkujdesit kanë dështuar. Këtë citon rapoti i fundit, i fshatrave SOS në vendin tonë, i cili sqaron se për pasojë këta të rinj nuk kanë akses në punësim dhe strehim. E në këto kushte ata përfshihen në sjellje të rrezikshme.

Raporti u prezantua në konferencën, për reformimin e shërbimeve sociale, ku morri pjesë dhe Ministri i Punës dhe Çështjeve sociale, Spiro Ksera. Ai ka pohuar se situata do të ndryshojë pas reformave, që po aplikohen për shërbimet alternative.

“Në vëmendje të veccantë janë fëmijët e rrezikuar nga dhuna, shfrytëzimi, neglizhenca apo abuzimi. Shpesh këta fëmijë nuk janë evidentuar dhe për ata që janë të identifikuar ekzistojnë pak shërbime për t’u mbështetur. Në zbatim të kësaj reforme, u miratuan standartet e shërbimeve të kujdestarisë alternative e re që do të zhvillohen me sukses kundër institucionalizimit të fëmijëve”-tha Ksera.

Në aktivitet morri pjesë dhe Përfaqësuesi i UNICEF-it, Detlef Palm, i cili këshilloi institucionet shqiptare, që duhet të bëjnë përpjekje për të mbështetur ekonomikisht familjet e varfra, me qëllim, që të këtë sa më pak fëmijë të braktisur.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›