E Diel, 1 Nëntor 2026

8 maji i pacertifikuar. Bllokohet buxheti i bashkise se Durresit

Nje muaj e gjysem pas zgjedhjeve te 8 majit asnje nga keshillat komunale dhe bashkiake te qarkut te Durresit nuk eshte konstituuar.Prefekti i qarkut te Durresit Genci Alizoti eshte shprehur se prefektura eshte ne pritje te vendimeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve,nderkohe qe sekretaret e komunave dhe bashkive jane duke pergatitur infrastrukturen per konstituimin e keshillave sapo te mberrijne vendimet perkatese.

“Këshillat komunalë e bashkiakë kanë funksionuar deri më datë 8 dhe përsa i përket përgatitjeve për sezonin turistik porositë e mia si prefekt kanë qenë para kësaj date. Por bashkia si duket e pa të arsyeshme të fusi për miratim buxhetim para kësaj date. Ka pasur një ankimim përsa i përket këshillit bashkiak dhe sapo të vijë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të caktohet data për konstituimin e këshillit”- shprehet Alizoti.

Kjo situata ka shkaktuar probleme te ndryshme ne shume prej njesive vendore te qarkut ku në bashkinë e qytetit ende nuk ka miratuar buxheti i ketij viti i cili ka sjelle probleme per fondet e nevojshme për turizmin dhe rikonstruksionin e shkollave.
“Si mund të aprovojmë këtë fond në vitin 2010 për ato që do përdoren në 2011? Nuk ka një bazë ligjore. Në qoftëse prefekti e ka gjetur këtë bazë ligjore të na e japë dhe ne ta vëmë në zbatim, por nuk ekziston kjo gjë”- shprehet Adrian Çela, nenkryetar i bashkise Durres.

Qarku i Durresit ka gjithsej 16 njesi vendore, te ndara ne 6 bashki dhe 10 komuna. Ne disa prej njesve vendore vendimet perfundimtare te KQZ-se mbahen penga nga vonesat qe jane shkaktuar nga ankesat e subjekteve dhe partive te vogla ne lidhje me vendet e percaktuara per keshilat e komunave apo bashkive.

Aleks Kalemasi                            

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›