E Diel, 1 Nëntor 2026

Peng i Tiranes. Mbeten pezull investimet ne Korce

Çertifikimi i fituesve në procesin e tetë majit dhe konstituimi i institucioneve lokale në korcë kanë mbetur në varësi të mbylljes së procesit të numërimit për bashkinë e Tiranës. Kështu në bashkinë e Korcës kanë mbetur pezull investimet, lejet e ndertimit duke pezulluar këtë aktivitet në qytet, ndarja e ndihmës ekonomike e cila për dy muaj e kaluar beri që të mblidhej këshilli i vjetër si dhe buxheti i bashkisë i cili për këtë vit ende nuk është miratuar. 

“Ne jemi në pritje të çertifikimit të mandatit të këshilltarëve nga ana e KQZ gjë e cila do t’i hapte rrugën edhe fillimit të punës së këshillit të bashkisë Korçë. Me fillimin e punës së këtij këshilli priten disa vendimmarrje të rëndësishme, njëra nga të cilat, më kryesoret për vitin 2011 është edhe miratimi i buxhetit të vitit 2012. Bashkia Korçë ende nuk ka një buxhet të saj për shkak të bllokimit që iu bë miratimit të buxhetit të bashkisë nga ana e këshillit të mëparshëm bashkiak ”- thotë nenkryetari i bashkisë, Sotiraq Filo.

Pezullimi i lejeve të ndërtimit ka rritur edhe papunësinë në qytetin e Korcës pasi të punësuarit në këtë sektor janë në pritje të ligjërimit të aktivitetit të tyre, punët publike po ashtu janë në pritje të miratimit të buxhetit ashtu si edhe familjet në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›