E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha sqaron Jo kompromis per presidentin

Kryeministri Berisha hedh poshte çdo mundesi kompromisi politik  per zgjedhjen e presidentit te Republikes. Sipas tij kreu i shtetit zgjidhet vetëm në përputhje  të plotë me kushtetutën e vendit. Ky është qendrimi publik i shefit te ekzekutivit i cili vjen menjeher pas aludimeve te disa mediave se Berisha ia ka lene PS-se Presidentin.

Zëdhënësja e kryeministrit Erla Mehilli sqaron se shefi i maxhorances nuk ka bërë kurrë një deklaratë të tillë. Sipas saj “deklarata është kryekëput trillim i këtyre mediave që thjesht shënon një rekord dizinformimi mediatik. “Kryeministri ka qenë dhe është i palëkundur në qëndrimin e tij për respektimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës do të zgjidhet vetëm në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.” thuhet në nje sqarim te zedheneses se kryeministrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›