E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini: Tifozet e Juves, nuk kane te drejte

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini eshte ende nje ikone e cmuar per ish-ekipin e tij, Juventus. Nga Nioni ka folur ne lidhje me krizen e fundit te bardhezinjve. "Une mendoj se kjo Juve ka ecur mjaft mire,- tha Platini - kam pare kontestime ne ndeshjet e fundit, por mendoj se gabim e kane tifozet. Koret per Moxhin? E perseris; gabojne. Sa e lehte ishte qe te zbrisje ne Seria B dhe sa e veshtire ka qene qe ekipi te ngrihej edhe nje here, nga e para. Tifozet mund te kene te drejte, pasi pretendojne sukses sa me te shpejte. Por ekipit i kane ikur lojtaret baze qe kishte si, Zambrota, Ibrahimovic, Turam, Kanavaro... Duhet te kene edhe me shume kohe drejtuesit, Koboli, Blank e Ranieri, pasi e kane nisur me vonese nga puna dhe po e ndertojne ekipin, duke e ngritur ne nivele te larta. Mendoj se Juve eshte ne rrugen e duhur. Nga Milani ne Firence me kane thene shpesh: "Juventusi eshte i shpifur". Sigurisht, Interi eshte me i forte dhe po fiton me merite te plote. Do te me vinte keq per Romen, nese nuk do te kualifikohej per te marre pjese ne Ligen e Kampioneve", - thote Mishel Platini, qe fitoi Ligen e Kampioneve me Juven, 25 vite me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›