Masa sheh “vdekjen” me sy
Piloti i Ferrarit, Felipe Masa, pa “vdekjen me sy”, kur braziliani u përplas shpejtësi të lartë në murin mbrojtës të gomave të cirkuitit të Hungarisë, kur një pjesë e makinës së brazilianit të Braun GP, Rubens Barikelo, e goditi atë me forcë në helmetë. 28-vjeçari – fitues i 11 Çmimeve të Mëdha në karrierën e tij- ishte duke garuar me një shpejtësi rreth 200 km në orë, kur u përplas. Gara kualifikuese u shtynë për 20 minuta. Më vonë, Braun konfirmoi se makinës së Barikelos i mungonte një pjesë e amortizatorëve. Pjesa e përparme e Ferrarit të tij u shkatërruar plotësisht, gomat lëvizën nga vendi, ndërkohë hunda e makinës u hap e gjitha. Gjatë kampionatit të kaluar, piloti i Meklarenit, Heiki Kovalainen, u përplas direkt në murin mbrojtës në Çmimin e Spanjës. Kovalainen shpenzoi një natë në spital, pavarësisht se nuk pati ndonjë dëmtim serioz.
MASA
Kimi Raikonen, shoku i Masës te skuderia Ferrari tha: “Felipe ishte thjesht i pafat. Ishte një situatë e pafat për të”. Aksidenti ndodhi vetëm më pak se një javë kur 18-vjeçari Xhon Sërtis u vra gjatë një aksidenti në garën e Formula 2 në Brands Hatch. “Ai ishte shumë i lëvizshëm, - tha Barikelo. “Kishte një një të çarë në kokë, që mund të ishte prej një pjesë të makinës sime që ishte në trafik. Ai foli, ishte i ndërgjegjshëm. Lëvizte krahët dhe këmbët”. Drejtuesi kryesor i Ferrarit, Stefano Domenikali konfirmoi se Masa nuk do të garojë të dielën në garën zyrtare. Masa për momentin ndodhet në vendin e pestë të renditjes për pilotë, me 22 pikë pas nëntë garash.
ALONSO
Dyherë kampioni i botës në Formula 1, spanjolli Fernando Alonso, realizoi “pole position”-in e tij të 18-të në karrierën e tij, kur piloti i skuderisë franceze Reno fitoi garën kualifikuese. 27-vjeçari fitoi “pole”-n e parë të tij për këtë vit në një sesion shumë kaotik, pasi dhe sistemi elektronik kohëmatës pësoi “aksident” në minutat finale pas shtyrjes së kohës për shkak të aksidentit në të cilin u përfshi piloti i Ferrarrit, Felipe Masa. Alonso nuk fitonte një “pole” qysh nga Çmimi i Madh i Italisë në vitin 2007.
Starti i nisjes
Pesë të parët
1. Fernando Alonso (Reno)
2. Sebastian Vetel (Red Bull)
3. Mark Veber (Red Bull)
4. Luis Hamilton (Meklaren)
5. Niko Rosberg (Uiliams)
RENDITJA PAS 9 GARAVE
Pesë të parët
1. Xh.Batën(Braun) 68
2. S.Vetel (Red Bull) 47
3. M.Veber (Red Bull) 45.5
4. R.Barikelo (Braun) 44
5. F.Masa (Ferari) 22
“Pole” i Alonsos
Fernando Alonso morri “pole position” pas një finishi kaotik në provat kualifikuese të Çmimit të Madh të Hungarisë. Piloti i Renosë realizoi kohën më të shpejtë në cirkuitin hungarez, i pari për dy herë kampionin e botës në Formula, qysh nga Çmimi i Madh i Italisë 2007.
Kryeson Batën
Piloti i Braun GP, anglezi Xhenson Batën, kryeson kampionatin me 68 pikë pas nëntë garash të zhvilluara. Dy pilotët e Red Bull, Sebastian Vetel dhe Mark Veber renditen në vend të dytë dhe të tretë përkatësisht me 47 pikë dhe 45.5 pikë. Në vend të katërt është Barikelo me 44 pikë.
Masa në spital
Skuderia Ferrrari pohoi se Masa u çua me helikopter në spital në një gjendje të stabilizuar pas një përplasje me shpejtësi të lartë, kur një pjesë e makinës së Barikelos e goditi atë me forcë në helmetë. Braziliani 28-vjeçar ishte i vetëdijshëm, duke lëvizur krahët.
27 Korrik 2009