Murinjo “harron” Ibrahimoviçin: “Fansat zikaltër do të dashurohen me Etonë”
Trajneri i Interit, Hoze Murinjo, beson se fansat e klubit zikaltër do të preferojnë më shumë Samuel Eto’o-në sesa Zlatan Ibrahimoviçin. Dy yjet e sulmit u përfshinë në një marrëveshje shkëmbimi midis Interit e Barcelonës, teksa klubi katalanas pagoi edhe një shumë të madhe kesh në këmbim të sigurimit të shërbimit të sulmuesit suedez Ibrahimoviç. Interi bëri një biznes të mirë me shitjen e Ibrës dhe fansat zikaltër nuk kanë pse të mbajnë zi për ikjen e tij, pavarësisht se Zlatani ishte një golashënuesi më i mirë i Serisë A sezonin e kaluar. Trajneri portugez tha për “Gazzetta dello Sport”: “Ibrahimoviçi dha gjithçka që mund të jepte për mua dhe për Interin. Ai nuk ia doli që fansat të binin në dashuri me të. Ata nuk janë duke qarë për shitjen e tij dhe janë të gatshëm të bien në dashuri me Eto’o-në”. Murinjo pranoi se ishte “pak i hidhëruar” që humbi Ibrahimoviçin, por ai beson se askush nuk mund të jetë i pa lumtur që ka Etp’o-në. “Ne humbëm një lojtar të madh, por morëm një tjetër të tillë”. Trajneri shtoi se Interi bëri realisht një biznes të mirë, pasi fitoi përveç parave, 50 milionë euro dhe dy lojtarë, Samuel Eto’o-në dhe Aleksandër Hlebin me huazim për një vit. “Për mua kjo është shitja e jashtëzakonshme, një shitje në vlerën e 100 milion eurove, është shitja e vitit”. Murinjo i uroi fat Ibrahimoviçit. “E kishte këtë ëndërr dhe dëshironte të shkonte. Shkoi në një klub në të cilin unë kam punuar katër vjet. Barcelona është një klub i jashtëzakonshëm dhe ai do të jetë i lumtur. Nuk i dhashë asnjë këshillë, por unë fola më të pak ditë përpara vendimit përfundimtar. I thashë atij se nëse dëshironte të fitonte Ligën e Kampioneve me Barcelonën ai nuk do t’i duhej të bënte asgjë të jashtëzakonshme, pasi katalanasit e kanë fituar atë dy herë në vitet e fundit”
Bekham
David Bekham këmbëngul se ai do të jetë i gatshëm për miqësoren e Anglisë kundër Holandës. Ish-kapiteni i Anglisë tha: “Gjithkush e di se unë jam i gatshëm për vendim tim, qoftë kjo për një ndeshje miqësore apo një takim kualifikues”.
Ouen
Sër Aleks Fergusoni i vendosi Majkëll Ouenit një objektiv prej 15 golash në sezonin debutues të sulmuesit me fanellën e Mançester Junaitid. Ouen ishte blerja surprizë e “Djajve të kuq” pas shitjes së Kristiano Ronaldos dhe humbjes së Karlos Tevezit.
Xherard
Pak orë pasi Stivën Xherard u shpall i pafajshëm nga gjykata e Liverpulit, kapiteni i “Reds”-ave shënoi një gol të bukur në barazimin 2-2 në ndeshjen miqësore kundër Tranmeres. Trajneri i Liverpulit, Benitez, tha: “Xherard është shumë i rëndësishëm”
Ferdindand
Rio Ferdinand këmbënguli se ai nuk dëshiron të largohet nga Mançester Junaitid për t’u bashkuar me Mançester Sitin. “Unë nuk mund të lë për një ekip që unë e ndjej se nuk mund të fitojë trofe. Ata nuk e kanë materialin për të fituar kampionatin”.
27 Korrik 2009