Masakër e re e forcave të Gaddafit
Një masakër e re është realizuar nga besnikët në arrati, të udhëheqësit tashmë të përmbysur të Libisë, Muammar Gaddafi.
Rreth 170 të burgosur janë vrarë dhe më pas kufomat e tyre janë djegur në një zyrë, rreth 30 metra larg bazës së brigadës 32, të drejtuar nga Khamis Gaddafit, një prej njësive më të aftë dhe besnikë të kolonelit.
Raportohet se skena ishte e tmerrshme pasi trupat e shkrumbuar, kishin qenë të lidhur nga duart dhe këmbët, në momentin e ekzekutimit dhe djegies së tyre.
Në ndërkohë, një zëdhënës i Gaddafit, i cili kishte kontaktuar me disa agjenci shtypi dhe media të mëdha, deklaroi se lideri libian kishte në plan bisedime lidhur me kalimin tranzitor të pushtetit në Libi, njoftoi rrjeti britanik i informacionit, BBC, në faqen e vet në internet.
Në anën tjetër, raportet nga Tripoli flasin për shenja të krizës humanitare pas rrëzimit të Gaddafit.
Bëhet fjalë për mungesë të ujit, ushqimit, barnave dhe energjisë elektrike, ndërsa në anën tjetër thuhet të ketë grumbuj plehrash të pa-mbledhur.