Vritet numri dy i Al Qaedes

Zyrtarët amerikanë theksuan se Al Qaedes i është shkaktuar një tjetër humbje e madhe, me vrasjen e numrit dy të rrjetit terrorist në Pakistan.
Të njëjtat burime thonë se Atijah Abe dal-Rahman, i cili ka qenë i përfshirë në organizimin e operacioneve të Al Qaedes, është vrarë më 22 gusht në rajonin e Vaziristanit.
Raportet thonë se Rahman, me shtetësi libiane, ka pësuar nga sulmi me raketa, i ndwrmarrw nga forcat amerikane.
Zyrtarët amerikanë janë cituar të kenë thënë se vdekja e tij shënon një goditje të rëndësishme kundër Al Qaides, pasi ai ishte konsideruar si bashkëpunëtor i besueshëm i krye-terroristit aktual, Ayman al-Zavahiri.
Rahman thuhet të jetë ngritur në hierarkinë e Al Qaedes, pas vrasjes së Osama bin Ladenit, në muajin maj.