Rrëmbimet, taktikë e re e islamistëve
Ekstremistët islamikë marrin gjithnjë e më shumë mjete nga rrëmbimet, ndërsa dega e Al Qaedës në Afrikën Veriore ka siguruar rreth dhjetë milionë dollarë nga shpërblesat në pesë vitet e kaluara. Këtë e deklaroi ndihmës ministri i Financave i SHBA-së, David Coen.
Sipas vlerësimit të SHBA-së, organizatat ekstremiste kanë marrë 120 milionë dollarë nga shpërblesat në dekadën e kaluar, duke përfshirë edhe Al Qaedën në Magrebin Islam në vitet e kaluara.
"Mesatarisht, për shpërblesë kërkohen rreth pesë milionë dollarë" deklaroi Coen në konferencën për media në Berlin. Ai theksoi se rrëmbimet janë "kërcënim i pashmangshëm " në rajonin e Saleh, në të cilin gjenden dhjetë nga shtetet më të varfra në botë në jug të Saharës.
"Ky është kërcënim i cili po rritet, posaçërisht në Afrikën Veriore, Saleh dhe posaçërisht Mali, ku Al Qaeda në Magrebin Islamik kontrollon një territor të madh", theksoi Coen.