E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakër e re në Meksikë

Një tjetër fundjavë e përgjakshme në Meksikë.

Në dy vende të ndryshme në qytetin port në juglindje të vendit, në Veracruz, u gjetën trupat e pajetë të dhjetë personave.

Dyshohet se dhjetë personat kanë mbetur viktima të luftës mes bandave të trafikantëve të drogës.

Ky lajm vjen fill pasi të premten, po në Veracruz, dolën në dritë 32 kufoma në tre vendbanime të ndryshme.

Ndërkohë në muajin shtator, 35 kufoma u gjetën në dy kamionë të parkuar nën një urë.

Sipas të dhënave të shtypit lokal, gjatë vitit 2011 bilanci i të vrarëve në Meksikë ka mbërritur në 10.022 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›