E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niset për Lindje

Me ftesë të ministrave të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit dhe Katarit, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot niset për vizitë zyrtare në këto tri shtete.

“Përveç takimeve me tre homologët, Ministri Hoxhaj do të zhvillojë edhe vizita dhe takime me përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të tyre, si dhe me diplomatë të shteteve të tjera të akredituara në to”, thuhet në një komunikatë të MPJ’së.

Gjatë takimeve mes Ministrit Hoxhaj dhe ministrave të Punëve të Jashtme të Emirateve, Katarit dhe Kuvajtit do të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe arsimor mes Kosovës dhe këtyre tre shteteve mike, si dhe për procesin e forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Gjatë takimeve do të diskutohet edhe për kontributin e këtyre shteteve për avancimin e mëtutjeshëm dhe përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”, vazhdon komunikata.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›