E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Prioritet i kuvendit do të jetë miratimi i ligjeve që nxisin prodhimin vendas

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi të premten se Kuvendi e ka prioritet të tij hartimin dhe miratimin e ligjeve që nxisin prodhimin dhe eksportimin e prodhimeve vendase.

Studentë  dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës  ishin sot pjesëmarrës në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Industrisë dhe Veprimtarisë  Prodhuese, ku mori pjesë  edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se studentët zgjodhën këtë takim me Kryetaren e Kuvendit dhe deputetët e Komisionit, për të promovuar disa  produkte ushqimore vendase, për të tërhequr vëmendjen e deputetëve dhe Qeverisë,  në mbështetje të prodhimeve bio.    

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli,  përgëzoi studentët për nismën që kanë ndërmarrë  për të promovuar prodhimin shqiptar në institucionet më të rëndësishme si dhe në mjediset publike. Ajo u shpreh se Parlamenti dhe Qeveria po tregon një vëmendje të veçantë për  industrinë dhe prodhimin  kombëtar, veçanërisht në sektorin e Bujqësisë. "Kuvendi ka patur ndër prioritetet e punës së tij hartimin dhe miratimin e ligjeve që nxisin produktet vendase si dhe eksportimin e tyre në tregjet rajonale e ndërkombëtare. Një nga çështjet më të diskutueshme nga deputetet në seancë, mbetet zhvillimi i bujqësisë, nëpërmjet politikave që mbështesin prodhimet bio", tha Kryeparlamentarja Topalli, e cila garantoi mbështetjen e  Kuvendit të  Shqipërisë  për projekte të tilla të studentëve edhe në të ardhmen. Biseda mes studentëve dhe  deputetëve u përqendrua në promovimin  e produkteve shqiptare dhe dhënien e hapësirës së duhur për këto prodhime, brenda dhe jashtë vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›