E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masaker ne Kukes, vriten dy police

KUKES - Dy punonjes policie kane gjetur vdekjen mbreme vone, pasi u qelluan me arme zjarri nga nje person i cili u zhduk menjehere pas vrasjes se dyfishte, ne perpjekje per t'i shpetuar ndjekjes se kolegeve te te ndjereve.

Ngjarja ndodhi ne oren 22.55 te mbremjes se djeshme, ne fshatin Shenmri, rreth nje ore larg qytetit te Kukesit ne vendin ku ndodhet postblloku i kufirit te Kukesit me Puken.

Paraprakisht, policia i identifikoi policet e vrare, si shtetasit Ramadan Hila dhe Shkelzen Dobrushi, qe te dy lindur e banues ne Kukes.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thane se autor i dyshuar i vrasjes se dyfishte, eshte Afrim Hasani, nga i njejti vendbanim. Ai eshte zhdukur ne drejtim te paditur menjehere pas ngjarjes.

Nga hetimet e para, mesohet se ngjarja ka ndodhur ne mjediset e brendshme te nje lokali prane postbllokut. Dy efektivet e Policise se Qarkullimit Rrugor te Kukesit, gjendeshin brenda lokalit. Dyshohet se per shkak te nje konflikti, shkaqet dhe rrethanat e te cilit mbeten ende te paqarta plotesisht, dy policet jane qelluar me arme zjarri, nga i dyshuari Arian Hasani.

Menjehere pas vrasjes se dyfishte, kufomat jane gjendur te shtrire pertoke ne lokal, kurse agresori ishte zhdukur. Nje numer forcash policore kane shkuar ne vendin e ngjarjes ne Shemri, prane nje postblloku ne kufi me rrethin e Pukes.

Nga hetimet e para, ka dyshime per nje hakmarrje me pikenisje nga motivet e dobeta dhe banale. Dy policet kishin ushtruar nje kontroll tre dite me pare ne banesen e te dyshuarit. Kjo gje ishte pritur keq nga i dyshuari i cili mendohet se pikerisht per t'u hakmarre, ka shkuar sot ne Shemri prane postbllokut ku gjendeshin dy policit rrugore dhe ka hapur zjarr ndaj tyre, duke i lene te vdekur ne vend.

Ne drejtim te vendngjarjes jane nisur nga Tirana forca speciale te policise si dhe drejtori i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci dhe drejtues te tjere policie te rangut me te ulet.

Pista hetimore

Dy policet kishin ushtruar nje kontroll tre dite me pare ne banesen e te dyshuarit. Kjo gje ishte pritur keq nga i dyshuari i cili mendohet se pikerisht per t'u hakmarre, ka shkuar sot ne Shemri prane postbllokut ku gjendeshin dy policit rrugore dhe ka hapur zjarr ndaj tyre, duke i lene te vdekur ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›