Masakra e Cerrikut deshmitari Na thane te mos dilnim se do behej lufte

Deshmite Na thane se vrasjet jane bere nga Met Bozi Land Xhepexhiu Skender Cani dhe vellezerit Buzani
Deshmite per zbardhjen e masakres se ndodhur ne maj te vitit 1997 ne Cerrik pasojne njera-tjetren. Nje nga nje deshmitaret e akuzes ka rrefyer para trupit gjykues gjithcka dinin apo kishin degjuar per diten e ngjarjes. Fillimisht seanca nisi me betimin e dy eksperteve mjekoligjore te cileve u eshte kerkuar nga gjykata qe per kater jave te pergatisin nje akt ekspertimi per deshmitarin Bledar Cengeli per te vertetuar gjendjen psikike te tij dhe nese ka qene psikikisht ne rregull kur ka deshmuar para hetuesve dhe gjyqtareve si dhe nese semundja e tij epileptike ndikon ne dhenien e ketyre deshmive. Me 2 nentor pritet qe ekspertet te dorezojne aktin e ekspertimit me rezultatin perfundimtar per gjendjen psikike te Cengelit ndersa nga trupi gjykues u vendos te vijohej me deshmitaret e thirrur dhe te shoqeruar nga policia e Cerrikut. Pjesa me e madhe e deshmitareve kane identifikuar si autore te ngjarjes Met Bozin Skender Canin Land Xhepexhiun dhe te pandehurit Buzani nderkohe qe kane deklaruar se nuk i kishin pare vete por i kishin degjuar nga banore te tjere te Cerrikut.
Cengeli Si na vdiq ne dore polici
I pari qe u thirr per te deshmuar ishte Halit Cengeli 77 vjec me veshtiresi ne te pare por i afte per te identifikuar firmen e hedhur ne procesverbalin e treguar nga prokurori Martini. Ne sallen e gjyqit deshmitari i moshuar u perpoq tu shmangej deklarimeve te dhena para hetuesve por dalengadale ai ka nisur te hedhe drite mbi nje episod ate te gardistit te gjetur te plagosur ne aren prane pallatit nr. 1 ne Cerrik. Madje deshmitari ka deklaruar se i ka dhene uje dhe pastaj e ka nisur drejt spitalit por qe nuk arriti te mberrinte i gjalle pasi vdiq rruges per spital. Lidhur me kete ngjarje para hetuesve Cengeli ka deklaruar se ka pare forcat e policise te vinin. Me pas u degjuan krismat. Krisma kishte edhe para pallatit tone. Degjova se kishte nje person te plagosur. Dolem te gjithe. Plumbat vinin perballe. Personi ishte i plagosur ne pjesen e gjoksit. E kishin zhveshur dhe i kishin hequr antiplumbin. E mbuluam me batanije se kishte ethe. Na kerkoi uje dhe shkova mora nje bidon ne shtepi dhe i dhame te pinte. Me pas u nisem drejt spitalit por i plagosuri vdiq pa mberritur aty. Aty ne spital pame edhe nje kufome tjeter. Mora vesh se policin e kishin qelluar personat qe u kishin zene prite. Mesova se e kishte qelluar Skender Cani me grupin e tij - ka perfunduar deklarimet para hetuesve ky deshmitar.
Shehu Na thane te mos dilnim se do behej lufte
Nje tjeter deshmi me interes ishte ajo e deshmitarit Kastriot Shehu. Ai ka treguar para gjykates gjithcka kishte pare dhe degjuar ate dite maji te vitit 1997. Ishte mengjes femijet ishin nisur per ne shkolle. Pas pak u kthyen dhe i pyeta pse nuk shkuat ne shkolle Me thane se po vinte policia. Me pas erdhen dy fqinjet e mi te cilet me thane te mos dilnim nga shtepia se kane thene se do behej lufte. Nuk dolem derisa mbaruan krismat dhe kur dolem pame nje diagac qe digjej. Me thane qe kishte ardhur policia dhe persona te armatosur u kishin zene prite. Rruges degjuam se ishin vrare dy persona. Te ambulanca na thane qe ishin edhe dy kufoma. Degjova se ishin keta personat me ngjyre te lagjes 3 qe kishin qelluar policine si dhe Land Xhepexhiu. Pasi u ktheva ne shtepi dola prape pasdite. Pashe dy kufoma te karbonizuara prane diagacit te cilat ishin te mbuluara. U fol qe ishte edhe nje viktime tjeter qe e kishte vrare Met Bozi te Perroi i Garunjes - perfundoi deshmine e tij ne sallone gjyqit deshmitari Shehu.
Kycyku Policia erdhi te vinte rendin persona te armatosur u zune prite
Jo te gjithe ne Cerrik e kishin kuptuar se kush ishte ne autokolonat qe po shkonin ne kete qytet te vogel. Nje nga deshmitaret e thirrur dje deklaroi se i kishte kujtuar paqeruajtes nderkombetare qe po vinin te vendosnin rendin ne Cerrik. Isha duke punuar kur pashe autokolonat. Mendova se ishin nderkombetare qe do vinin rendin ne Cerrik. Me pas ndaluan prane nje baxhoje dhe pashe qe ngarkuan disa arme. Aty degjova njerin qe foli Hajde o cuna se i gjetem. Moren municione dhe shkuan drejt Cerrikut. Mendova qe paskan edhe shqiptare me vete. Me pas degjova shperthime dhe predha qe vinin deri afer nesh. Punetoret u larguan ndersa une dhe nje zetorist u futem poshte rimorkios se zetorit. Pastaj nga frika se mos u ndodhte gje pjesetareve te familjes u nisa drejt Cerrikut nga ana jugore e qytetit. Prita sa pushuan armet dhe shkova ne shtepi. I gjeta mire dhe te fshehur ne korridor. Pastaj dola dhe pashe nje grumbull njerezish te posta. Me thane se nuk dinin cfare kishte ndodhur as te puna ime nuk dinin gje. Afer qendres pashe nje autoblinde te djegur dhe dy trupa po te djegur. U interesova dhe me thane se ishin te policise. Persona te armatosur kishin goditur blinden. Mesova se autokolona kishte ardhur te vinte rendin dhe qetesine - perfundoi deshmine e tij Kadri Kycyku.