Basha nis fushaten e sensibilizimit per vizat

Ministri i Brendshem nis bashkebisedimin me studentet e Elbasanit Studentet perfituesit e pare te levizjes se lire pa viza.
Ministri i Brendshem njeheresh deputet i qarkut te Elbasanit z. Lulzim Basha ishte dje mes studenteve te Universitetit Aleksander Xhuvani ne Elbasan duke nisur keshtu bashkebisedimin e tij per te sqaruar ne detaje procesin e liberalizimit te vizave. E nis kete bashkebisedim nga zemra intelektuale e vlerave te ketij qyteti sic eshte universiteti Aleksander Xhuvani - tha ne fjalen e tij ministri i Brendshem Lulzim Basha gjate nje takimi me studente te ketij universiteti. - Eumlshte nje kenaqesi te jem para jush si i zgjedhuri i Elbasanit per tju thene se ajo qe kemi diskutuar me ju qe e kthyem ne nje platforme te vizionit tone per Elbasanin e me gjere per te gjithe vendin sot eshte nje hap drejt realizimit. Shumekush kujton premtimet ne zgjedhjet para nje viti nen moton Shqiperia evropiane Elbasani evropian. Kemi te gjitha arsyet te themi se jemi nje hap afer realizimit te ketij premtimi madhor. Duke u ndalur tek miratimi i levizjes se lire te qytetareve shqiptare ne te gjitha vendet Shengen zoti Basha deklaroi Levizja e lire per qytetaret shqiptare ka qene nje nga endrrat tona eshte viti i pare qe ju studente te Shqiperise do te levizni ne hapesiren e BE-se pa asnje pengese. Sipas tij Domethenia e kesaj do te behet e vertete kur ju per nevoje apo per qejf me pasaporte ne dore do te udhetoni fare lirisht pa u penguar drejt 25 vendeve Shengen dhe tri vendeve te tjera te BE-se.
Basha ka folur edhe per projektin e qeverise shqiptare ate te rruges me tunel Elbasan - Tirane duke thene Levizja ne aksin Elbasan - Tirane do te marre nje dimension tjeter sepse vitin qe vjen nisin punimet ne tunelin e Kerrabes moment me te lumtur se ky nuk mund te kete dhe nuk ka pasur deri tani shpresojme se do te kete momente te lumtura edhe ne te ardhmen. Duke iu drejtuar studenteve te Universitetit Aleksander Xhuvani ministri dhe deputeti Basha deklaroi Duhet te perdorim te gjitha energjite tona te gjithe peshen qe ka ky universitet ne menyre qe ky vendim historik i cili pritet te finalizohet shume shpejt te trajtohet me dinjitet dhe pergjegjesi historike nga te gjithe qytetaret tane. Ministri sqaroi se levizja e lire eshte nje e drejte e cila vjen si rezultat i nje vullneti politik te BE-se por edhe si rezultat i kryerjes me perpikmeri te mbi 120 kritereve nga qeveria shqiptare. Ai theksoi ate qe premtoi ne zgjedhjet se brenda vitit te pare do te liberalizoheshin vizat. Shqiperia sot rrezaton dhe eksporton siguri eshte nje vend i cili jep garanci per qytetaret e tij te cilet nuk kane asnje arsye te abuzojne ne liberalizimin e vizave. Zgjedhjet e ndershme dhe te lira vertetuan kete pasi tashme Shqiperia eshte nje vend qe asnje qytetar shqiptar nuk diskriminohet.
Me pas ministri i Brendshem Lulzim Basha ka zhvilluar nje dialog me studentet duke iu pergjigjur pyetjeve te tyre rreth liberalizimit te vizave ne Shqiperi. Ministri Basha theksoi faktin seedhe studentet do te perfitojne shume nga liberalizimi i vizave. Karta e Bolonjes ne universitetet tona sjell avantazhe te medha per studentet ne interesa ekstrakurrikulare si dhe njohjes se praktikave mesimore anembane Evropes. Katedrat e rektoratit te universiteteve do te kene mundesi te shkembejne eksperienca mes katedrave analoge te universiteteve evropiane - tha Basha. Sipas tij parashikohet qe ne datat 8-9 nentor ministrat e Brendshem evropiane te japin vendimin perfundimtar per liberalizimin e vizave ne Shqiperi. Pyetjes se studenteve se kur Shqiperia do te anetaresohet ne BE ministri Basha iu pergjigj se eshte nje proces i veshtire dhe ne kompleks kerkon perkushtim por duke zbatuar me seriozitet reformat ne terren ne do te integrohemi ne BE por Shqiperia dhe qeveria e saj jane te angazhuara maksimalisht ne permbushjen e tyre. Takimi ka kaluar ne nje atmosfere te ngrohte dhe ka marre trajten e nje bashkebisedimi i cili ka rezultuar mjaft i frytshem.