Berisha, kontroll mbi drejtesine
TIRANE - E majta bashkohet ne kritikat per dy projektligje te Qeverise, ate per "Administraten Gjyqesore" dhe "Sherbimin e Kontrollit te Brendshem". Levizja Socialiste per Integrim i cilesoi dje te dy nismat, antikushtetuese dhe antiligjore, duke u bashkuar keshtu me qendrimin e selise roze po per keto projekte. Deputeti i LSI-se, Spartak Braho tha se grupi parlamentar do te votoje kunder tyre ne seance, pasi cenojne kushtetuten, ligjet e demokracine e vendit. "Te dy projektligjet jane pjese e "Marshimit te Madh" te Berishes per te pushtuar strukturat e shtetit per ti vene ato ne kontroll te plote dhe per ti kthyer ne vegla shume perdorimshe te qellimeve te tija uzurpuese dhe eleminimit te pavaresise se tyre", tha Braho. Sipas tij, ne projektin per administraten gjyqesore, kancelari merr kompetenca te plotfuqishme, cka cenon pavaresine e Gjyqesorit. Po keshtu, Braho tha se nepermjet tij ministri, kontrollon organet e drejtesise. "Ky oreks i shtuar i ministrit Alibeaj, si perfaqesues kamikaz i qeverise "Berisha", per te udhehequr reformen e deshtuar ne drejtesi. Eshte rrjedhoje e leshimit te paskrupull e aspak parimor qe grupi i PS i beri mazhorances se Berishes gjate miratimit te ligjit qe e reklamoi si sukses te madh te marreveshjes se tyre pas asaj per ndryshimin e Kushtetutes", kritikoi Braho. Deputeti i LSI kundershtoi dhe projektin per SHKB-ne, duke e konsideruar ate jo si nje ligj te kontrollit te Berishes mbi Policine e Shtetit. "Ky ligj i stermadh ngjason si dy pika uji per nga egersia dhe ashpersia ndaj te drejtave dhe lirive te qytetareve dhe institucioneve me platformen e Byrose Politike per Sigurimin e Shtetit", vijoi kritikat deputeti i LSI. Sipas tij, nje projekt i tille krijon nje strukture te posacme me kompetenca te jashtezakonshme kontrolli, pergjimi, gjurmimi, hetimi dhe arrestimi i cili qendron si shpate jo vetem mbi koken e policise se shtetit por ndaj kujtdo. Braho theksoi se me kete ligj, "Berisha synon te krijoje dhe legalizoje nje detashment represive policor jashte struktures se policise se shtetit dhe ne varesi te Ministrit te Brendshem". Rozeta Rapushi