Masakra e Cerrikut, prokuroret: Te pandehurit fajtore

Prokurori i Krimeve te Renda, Anton Martini lexoi para gjykates kerkesen per gjykim per te pandehurit e masakres se Cerrikut, te cilet u akuzuan kete te marte se ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne maj 1997 kane vrare gjashte gardiste, si dhe plagosur disa oficere policie.
Prokurori i tha gjykates te therrase gjate proceseve gjyqesore 135 deshmitare, emrat e te cileve jane shenuar ne dosjen e organit te akuzes si njerezit qe kane dijeni per ngjarjet e 23 majit 1997.
Po ashtu, prokurori kerkoi te administrohen si prova shkresore procesverbale dhe fotografi qe hedhin drite mbi kete ngjarje.
Procesi per te ashtuquajturen masakra e Cerrikut ka ne kafaz nente persona. Ata jane Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Sota, Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi.