PS, Kodheli hedh poshte akuzat e Bumcit

Zedhenesja e kryesise se Partise Socialiste, Mimi Kodheli ka hedhur poshte akuzat e zedhenesit te grupit parlamentar demokrat Aldo Bumci, se kreu i PS Edi Rama po ushtron presion politik ndaj institucioneve te drejtesise per te vene para drejtesise ministrin e Jashtem, Lulezim Basha.
Duke folur ne nje deklarate per mediat, Kodheli eshte shprehur se Bumci po tenton te fshehe abuzimet e kryera nga ai vete kur ka qene minister, kohe kur sipas saj filloi edhe trafiku i armeve.
“Bumci nuk mund t’i tregoje PS fytyren e saj. Ai duhet te tregoje se si gjate kohes kur ishte minister i Drejtesise iu dha jete trafikut te armeve. Duke mbeshtetur kryeministrin Berisha, Bumci fsheh abuzimin me detyren, per te cilen duhet te jape llogari”, ka pohuar Kodheli.