Rama u prezanton banoreve planin rregullues

Rama ka theksuar edhe nje here se nuk behet fjale thjesht per nje plan urbanistik, por per nje plan zhvillimi ekonomik i Tiranes ne te ardhmen.
“Ndryshe nga c’eshte perceptuar ne pergjithesi dhe nga c’eshte folur ne komentet per planin rregullues, ky nuk eshte vetem nje plan urbanistik. Sektori i ndertimit eshte vetem nje nga pjeset e planit, qe eshte nje plan zhvillimi ekonomik dhe social”, ka pohuar Rama.
Gjate prezantimit te planit te ri rregullues, kryetari i bashkise i eshte pergjigjur pyetjeve te banoreve te interesuar, se cdo te sjelle plani i ri ne zonen ku ata banojne.
Ne minibashkite 5, 6, 7 dhe 10, sipas planit te ri rregullues, do te krijohet parku pergjate lumit Lane, parku tek ish-aeroporti, do te rivitalizohen stadiumet ekzistuese dhe hapesirat sportive e te tjera projekte qe Edi Rama i ka spieguar me detaje.