E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Kriza sdo te preke bankat shqiptare

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani ka dhene garanci te plota mbi sistemin bankar shqiptar, duke siguruar publikun se bankat shqiptare jane ne gjendje mjaft te mire financiare dhe se do te mbeten larg krizes nderkombetare.

“Garancia e plote eshte sistemi i sigurt bankar shqiptar qe eshte i kapitalizuar mire dhe eshte i kontrolluar nga BSH. Shqiperia nuk eshte vend i intoksikuar. Sistemi bankar nuk ka asnje paragon me vende te tjera qe kane banka me humbje te medha”, ka deklaruar Fullani.

Banka e Shqiperise ka dale ne konkluzionin se sistemi financiar ne vend do te mbetej i sigurte edhe ne skenarin me te keq te mundshem, ate qe merr parasysh zgjerimin e krizes edhe ne Shqiperi.

Sipas guvernatorit, edhe nese kjo do te ndodhe, nuk do te jene bankat ato qe do te preken, por efektet negative do t’i ndjejne disa sektore te tjere te ekonomise.

“Nje krize e zgjatur dhe e renduar nese do te vazhdoje ne ekonomine globale do kete pasojat per eksportet tona dhe investimet direkte”, ka saktesuar Fullani. Keto deklarata guvernatori i ka bere gjate publikimit te raportit periodik te Keshillit Mbikeqyres mbi ecurine e sitemit financiar ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›