“G99”: Propozuam projektin për votën e emigrantëve
TIRANE- Komisioni i posaçëm për hartimin e një Kodi të ri Zgjedhorë ka pranuar të përfshijë në kod edhe një projekt të grupimit “G99”, që u jep mundësi për të votuar edhe emigrantëve që jetojnë jashtë vendit.
Sipas kryetarit të këtij grupimi Erion Veliaj, një gjë e tillë është pranuar nga anëtarët e Komisionit, në prije për të marrë votën edhe në Parlament.
Në fjalën e tij Veliaj u shpreh se, “komisionit i kemi dorëzuar platformën se si mund të votojnë emigrantët. Forma që kemi propozuar është e thjeshtë. Votimi do të kryhet me anë të postës. Emigrantët duhet të regjistrohen dhe të japin mjetet e tyre të identifikimit, më pas duhet krijuar një Komision qendrorë shtesë, që do ti dërgonte në një postë të njohur që kryen votimin në distancë rekomande dhe verifikimin e personit”.
Por grupimi që ka marrë përsipër ti japë këtë mundësi emigrantëve është koshient se një gjë e tillë mund të mos arrihet për këto zgjedhje, duke u mjaftuar me faktin se një gjë e tillë bëhet e sanksionuar me ligj.
“Futja në Kodin Zgjedhorë e bën këtë proçes të ligjshëm, edhe nëse do te kishte një anë teknike që nuk mund të realizohej. Të paktën të ishte në Kodin Zgjedhorë që në mos në këto zgjedhje në zgjedhjet e ardhshme të funksiononte” u shpreh kreu i lëvizjes “G99”.
Bashkëkryetarët e Komisionit, nuk kanë pranuar të shprehen për një gjë të tillë, por të paktën para se kryeministri Berisha të deklaronte për një media se ishte pro votimit të emigrantëve në vendet ku ata jetojnë, si Partia Demokratike dhe Partia Socialiste në komisionin e posaçëm ishin shprehur kundër votimit të emigrantëve, duke e parë këtë si një zgjidhje të pamundur.
(a.r/News24/Balkanweb)