E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, se shpejti ratifikimi nga Gjermania

Brenda ketij muaji Gjermania do te nise proceduren e ratifikimit te protokollit per anetaresimin e plote te Shqiperise ne NATO.

Kete e ka konfirmuar presidenti i Bundestagut gjerman, ne nje leter per kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli. Ne letren e tij zoti Von Bust thote se Gjermania mirepret Shqiperine si nje vend te ri anetar te Aleances, sepse vendi ka patur arritje te medha ne vitet e fundit.

Letra e presidentit te Bundestagut gjerman per zonjen Topalli eshte nje pergjigje e iniciatives se saj te perbashket me homologun kroat per anetaresimin sa me te shpejte te dy vendeve ne NATO.

Se fundmi, zonja Topalli ka marre letra te ngjashme konfirmimi per ratifikimin ne nje kohe te shkurter nga Senati i Frances, si dhe parlamentet e Spanjes, Holandes, Bullgarise, Polonise, Danimarkes e Rumanise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›