E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Dajtit, familjaret njesoj si nje vit me pare

Heshtja mbizoteron ne pallatin e vjeter pesekatesh, prane "Xhamllekut" ku jeton familja e Altin Dizdarit, nje prej efektiveve te vrare, nje vit me pare, gjate arrestimit te Dritan Dajtit. Nje hije e fresket, te mbulon duke te larguar nga vapa, nderkohe qe para na shfaqen shkallet e ngushta te pallatit parafabrikat. Ne katin e katert, ku banon edhe familja e Dizdarit, nje i moshuar, me nje bastun ne bore, me syze te erreta na pershendet sapo mbarojme se ngjituri shkallet, duke i kaluar tek kembet. Perballe shfaqet porta e druret me ngjyre kafe. Sapo trokasim pas saj shfaqet nje grua e moshuar, e veshur me te zeza, me floke te shkurtra komplet te thinjura. Gruaja shtanget kur na shef. Pas prezantimit, ajo nis menjehere te qaje. Nje vajze, e vogel zgjat koken tek dera. Floket kacurrela, biond u varren ne supin e majte, ndersa vajza rreth 3-vjec, ka mundur te thote vetem "nena", dhe me pas ka heshtur. Gruaja e moshuar ka mbajtur lotet, ndersa me pas i ka kerkuar vajzes qe te shkonte tek e ema. Ashtu ne prag te deres, e mpire, gruaja ka nisur serish te qaje. "Nuk ka ndryshuar asgje, duket sikur ka ndodhur dje. Jemi njesoj sic kemi qene nje vit me pare.", ka nisur tw tregojw gruaja, e cila ishte nwna e Altin Didzarit, efektivit tw vrarw. Syte e perlotur te nenes qe tashme se ka me femijen e saj, flasin per nje dhimbje te madhe, qe nuk do te shuhet asnjehere. Nderkohe qe mbesa, vajza e djalit te saj, sillet rrotull ne shtepi, me nje kukull qe mban ne dore. Ajo ndalon ne dere, i thote qe e ema e saj ishte e zene dhe me pas iken serish. Gruaja e moshuar me dhimbje na thote "nuk kam cfare te flas, nuk jam ne gjendje te them gje", ka thene me tej ajo. Pasi na ka pershendetur gruaja ka mbyllur deren e rende te drunjte. Sot, ka kaluar plot nje vit, kur 4 efektivat e njesise speciale "GOS', u qelluan per vdekje gjate momentit te arrestimit te te shumekerkuarit Dritan Dajti, i cili levizte i lire qe qytetin e Durresit. Se bashku me Dizdarin, ne operacion ishin edhe tre koleget e tij Sajmir Duckollari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feska, te cilet u qelluan per vdekje.

Operacioni, kapja e Dajtit dhe vrasja e kater efektivave
Nje vit me pare forcat operacionale te "GOS", kishin marre informacioneve per levizjet e personit shume te kerkuar Dritan Dajti, i cili strehohej ne nje banese ne afersi te pistes "Iliria" ne plazhin e Durresit, Sektori i Operacioneve Speciale prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, ne moment organizoi operacionin e koduar "Pushuesi" per te bere te mundur kapjen e Dritan Dajtit. Rreth ores 13:45 nga sherbimet e vendosura eshte konstatuar se personi shume i kerkuar eshte afruar me nje makine Volkswagen tip "Tuareg" me ngjyre te erret, me targa te huaja CR 535 FR. Kur makina kishte ndaluar trupa e operacioneve speciale e ngarkuar me kete detyre ka bere rrethimin e mjetit per te mundesuar arrestimin tij. Gjate nderhyrjes, i shumekerkuari Dritan Dajti ne menyre te menjehershme ka qelluar me arme ne drejtim te punonjesve te policise dhe si pasoje kane mbetur te vrare 4 punonjes policie, ku mbeti i plagosur edhe vete Dajti. Gjate ketij operacioni mbeti i vrare edhe Ledion Mara, i cili ndodhej me Dajtin ne momentin e ngjarjes. Policia arrestoi nje vit me pare edhe kunatin e Dajtit Erges Xhaxhi.

Te vrare
Altin Dizdari
Sajmir Duckollari
Fatos Xhani
Kastriot Feska

Procesi gjyqesor, prokuroria gozhdon ne gjykate tre te pandehur
Ne banken e te akuzuarve per vrasjen e kater efektivave, Prokuroria e Krimeve te Renda akuzon tre te pandehur. Dritan Dajti, Erges Xhaxhi dhe Mariglen Mucca, ish-punonjes policie akuzohen per ngjarjen e 7 gushtit te vitit te kaluar. Akuza ka ngritur ne ngarkim te tyre vepra penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, kryer 4 here", ndersa Muca akuzohet per konsumim te vepres penale te "shperdorimit te detyres". Sipas hetimeve te kryera nga akuza Dajti merrte informacione ne lidhje me levizjen e policise nga efektivi Mucca, i cili edhe diten e ngjarjes e ka lajmeruar ate per operacionin qe ishte duke u kryer per arrestimin e tij. Procesi gjyqesor ne ngarkim te te pandehurve ka mbetur ne thirrjen e deshmitareve te akuzes. Mungesa e avokateve, ka bere qe procesi te mos zhvillohet, por te dyshohej per disa here radhazi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›