E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha thyen rekordin, qendron 127 minuta ne detin e Dhermiut

Ne muajin gusht, sikurse edhe vitin e kaluar, kryeministri Berisha vendos te thyeje rekordet e tij paraardhese ne det. Behet fjale per rekorde te kohezgjatjes se qendrimit te tij ne det, per thyerjen e se cilave kreu i qeverise po tregon se eshte shume kembengules. "Nga 120 minuta qe qendroja vjet ne det, kesaj radhe bera 123 minuta", tha vitin e kaluar kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e qeverise. Keto dite, qendrimi i tij ne ujerat e kristalta mesohet se eshte shtuar me plot 4 minuta te tjera. Kete here pra, shefi i ekzekutivit, i cili po pushon keto dite ne bregdetin e Dhermiut, ka qendruar plot 127 minuta ne uje. Edhe pse ka pranuar se nuk eshte nje notar shume i mire, kryeministrit duket se i pelqen ta vere veten ne prove se sa gjate mund te qendroje ne ujerat e detit Jon, te pakten kete gje e ka bere per tri vite me radhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›