E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Durrësit, Dajti qëlloi njëkohësisht me dy pistoleta

Dritan Dajti ka qëlluar njëkohësisht
me dy pistoleta në
drejtim të katër punonjësve
të policisë që kishin shkuar
për ta arrestuar. Ekspertët e
policisë shkencore kanë gjetur
faktorë plotësues që vërtetojnë
se Dajti ka qëlluar me të dyja
duart, madje me dy pistoleta të
ndryshme. Duke dashur të zbardhin
mënyrën e ekzekutimit të
agjentëve të policisë, specialistët
e policisë shkencore kanë analizuar
duart e Dajtit në momentin
e ndalimit. Janë marrë provat
përkatëse dhe janë dërguar
në laboratorin e Ministrisë së
Brendshme. Pas analizimit
dhe krahasimit të gjurmëve të
duarve, ka rezultuar se Dajti ka
qëlluar mbi të katër punonjësit
e policisë me pistoletat "Glock"
dhe "Revolver". Ka dyshime se
ka përdorur njëkohësisht të dyja
duart, çka ka ngritur shumë pikëpyetje
për specialistët. Informacionet
e policisë dhe prokurorisë
fl asin se 38-vjeçari stërvitej gjatë
arratisë gjashtëvjeçare, duke
qenë një hap para punonjësve
të policisë. Ai është treguar
gjakftohtë në eliminimin e personave
që kishin shkuar për ta
arrestuar, madje ishte i përgatitur
për më të keqen, pasi dispononte
gjithmonë armë me vete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›