Zgjedhjet në Kosovë, gjashtë parti serbe hyjnë në garë
subjekte politike të këtij komuniteti
kanë aplikuar për të marrë
pjesë në këto zgjedhje. Gjashtë
parti politike serbe kanë aplikuar
për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale,
të parapara të mbahen më 15
nëntor. Kështu kanë bërë të ditur
zyrtarë nga Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Fehmi
Ajvazi, thotë se subjektet politike,
të cilat duan të marrin pjesë në
zgjedhjet lokale të 15 nëntorit,
mund të aplikojnë deri në 60
ditë para ditës së votimit. "Zyra
për regjistrimin e partive politike
është duke punuar vazhdimisht
në pranimin e aplikimeve, për
çështje të aplikimit për certifi kim
të subjekteve të ndryshme, që
do të konkurrojnë për zgjedhjet
e pushtetit lokal të 15 nëntorit.
Interesimi është nga të gjitha subjektet,
përfshi edhe komunitetin
serb". "Deri më tani kanë aplikuar
gjashtë subjekte partiake të komunitetit
serb. Kohë do të ketë ende
për të gjitha subjektet që duan të
marrin pjesë në zgjedhje deri në
60 ditë para ditës së mbajtjes së
votimit", sqaroi Ajvazi. Ai pohon
se këto parti janë të regjistruara,
ndërsa certifi kimi i tyre, sipas tij, do
të bëhet më vonë. "Ato kanë dorëzuar
aplikimet për të qenë pjesë e
fushatës dhe e procesit zgjedhor,
pra me vetaplikimin do të thotë se
edhe do të certifi kohen", tha Ajvazi.
Nga ana tjetër, përfaqësues të
institucioneve të Kosovës, interesimin
e subjekteve politike serbe për
të marrë pjesë në zgjedhjet lokale
e konsiderojnë si një gjë të rëndësishme.
Zëvendëskryeministri
Ramë Manaj vlerëson se kjo është
një dëshmi e mirë e integrimit të
këtij komuniteti në jetën politike
të vendit.
"Për qeverinë e Kosovës dhe
për institucionet e Kosovës, kjo
është edhe një dëshmi e vazhdës së
integrimit serb në realitetin e ri të
krijuar në Kosovë, pra në shoqërinë
kosovare dhe në zgjedhjet e ardhshme
për pushtetin lokal", tha
Manaj, duke shtuar se ky veprim i
partive politike serbe tregon gatishmërinë
për t‘u integruar edhe në
jetën institucionale të Kosovës.
"Natyrisht, është një shenjë e mirë
e gatishmërisë së komunitetit serb
të organizuar tashmë në parti politike,
për të marrë pjesë në zgjedhje
për pushtetin lokal, të caktuara
për datën 15 nëntor të këtij viti", u
shpreh Manaj.
Janë disa politikanë serbë të
pjesës veriore të Kosovës që e
kundërshtojnë me ngulm procesin
zgjedhor, të paralajmëruar
nga Prishtina zyrtare. Beogradi
zyrtar po ashtu u ka bërë thirrje
serbëve të Kosovës për bojkotim
të zgjedhjeve që organizohen nga
Prishtina zyrtare. Por, disa serbë
që marrin pjesë në institucione,
kanë vendosur të mos i dëgjojnë
deklaratat e Beogradit zyrtar
për t‘i bojkotuar ato. Thuhet që
zgjedhjet lokale, të cilat priten të
mbahen në nëntor, të jenë testi i
parë i demokracisë në Kosovën
e pavarur. Ndërkohë, Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve është zotuar
për organizimin e një procesi
zgjedhor sipas Kushtetutës, të
drejtë dhe të barabartë për të
gjithë.
kanë aplikuar për të marrë
pjesë në këto zgjedhje. Gjashtë
parti politike serbe kanë aplikuar
për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale,
të parapara të mbahen më 15
nëntor. Kështu kanë bërë të ditur
zyrtarë nga Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Fehmi
Ajvazi, thotë se subjektet politike,
të cilat duan të marrin pjesë në
zgjedhjet lokale të 15 nëntorit,
mund të aplikojnë deri në 60
ditë para ditës së votimit. "Zyra
për regjistrimin e partive politike
është duke punuar vazhdimisht
në pranimin e aplikimeve, për
çështje të aplikimit për certifi kim
të subjekteve të ndryshme, që
do të konkurrojnë për zgjedhjet
e pushtetit lokal të 15 nëntorit.
Interesimi është nga të gjitha subjektet,
përfshi edhe komunitetin
serb". "Deri më tani kanë aplikuar
gjashtë subjekte partiake të komunitetit
serb. Kohë do të ketë ende
për të gjitha subjektet që duan të
marrin pjesë në zgjedhje deri në
60 ditë para ditës së mbajtjes së
votimit", sqaroi Ajvazi. Ai pohon
se këto parti janë të regjistruara,
ndërsa certifi kimi i tyre, sipas tij, do
të bëhet më vonë. "Ato kanë dorëzuar
aplikimet për të qenë pjesë e
fushatës dhe e procesit zgjedhor,
pra me vetaplikimin do të thotë se
edhe do të certifi kohen", tha Ajvazi.
Nga ana tjetër, përfaqësues të
institucioneve të Kosovës, interesimin
e subjekteve politike serbe për
të marrë pjesë në zgjedhjet lokale
e konsiderojnë si një gjë të rëndësishme.
Zëvendëskryeministri
Ramë Manaj vlerëson se kjo është
një dëshmi e mirë e integrimit të
këtij komuniteti në jetën politike
të vendit.
"Për qeverinë e Kosovës dhe
për institucionet e Kosovës, kjo
është edhe një dëshmi e vazhdës së
integrimit serb në realitetin e ri të
krijuar në Kosovë, pra në shoqërinë
kosovare dhe në zgjedhjet e ardhshme
për pushtetin lokal", tha
Manaj, duke shtuar se ky veprim i
partive politike serbe tregon gatishmërinë
për t‘u integruar edhe në
jetën institucionale të Kosovës.
"Natyrisht, është një shenjë e mirë
e gatishmërisë së komunitetit serb
të organizuar tashmë në parti politike,
për të marrë pjesë në zgjedhje
për pushtetin lokal, të caktuara
për datën 15 nëntor të këtij viti", u
shpreh Manaj.
Janë disa politikanë serbë të
pjesës veriore të Kosovës që e
kundërshtojnë me ngulm procesin
zgjedhor, të paralajmëruar
nga Prishtina zyrtare. Beogradi
zyrtar po ashtu u ka bërë thirrje
serbëve të Kosovës për bojkotim
të zgjedhjeve që organizohen nga
Prishtina zyrtare. Por, disa serbë
që marrin pjesë në institucione,
kanë vendosur të mos i dëgjojnë
deklaratat e Beogradit zyrtar
për t‘i bojkotuar ato. Thuhet që
zgjedhjet lokale, të cilat priten të
mbahen në nëntor, të jenë testi i
parë i demokracisë në Kosovën
e pavarur. Ndërkohë, Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve është zotuar
për organizimin e një procesi
zgjedhor sipas Kushtetutës, të
drejtë dhe të barabartë për të
gjithë.