Masakra e Kozares, perplasen deshmitaret
Eriola Hazizolli
Ne seancen e djeshme te procesit me te bujshem te viteve te fundit ne Qarkun e Beratit, masakres ne komunen Kozare, deshmia e oficerit te policise gjyqesore, Sokol Bizhga, eshte kundershtuar nga ish-avokati i te akuzuarit Luan Mara. Ne listen e deshmitareve te djeshem ishin oficeri i policise gjyqesore dhe njeherazi shefi i sektorit te krimeve te renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Berat, Sokol Bizhga, perfaqesuesi i mjekesise ligjore, mjeku Fatos Sinani si dhe ish-avokati i te pandehurit Mara,Qemal Braho, i cili aktualisht punon si pergjegjes i dhomave te paraburgimit ne Berat.
SEANCA
Seanca ne ngarkim te Luan Mares, i dyshuari kryesor per shfarosjen e familjes se vellait te tij, Shpetimit, pati si objekt verifikimin e dhunes se pretenduar psikologjike te ushtruar ndaj te akuzuarit. Per te deshmuar jane thirrur persona qe kane qene pjese e procesit hetimor. Deshmitaret jane pyetur vec dhe pa pranine e njeri-tjetrit ne sallen e gjyqit. Seanca ku kane marre pjese edhe prinderit dhe te aferm te tjere te te pandehurit Luan Mara, ka filluar me pergjigjen e pyetjeve te oficerit te policise gjyqesore, i cili eshte marre me hetimin, Sokol Bizhga. Pyetjet e prokurorit te ceshtjes dhe avokatit mbrojtes kane konsistuar ne rregullsine e procesit te hetimin gjate kohes qe 31-vjecari Luan Mara eshte marre ne pyetje ne organin e policise.
PERPLASJA
Ne seancen e djeshme, Bizhga tregoi se e ka marre ne pyetje Luan Maren disa here, duke shtuar se gjate marrjes ne pyetje jane respektuar te gjitha rregullat e parashikuara ne ligj dhe se ne asnje rast nuk eshte ushtruar dhune fizike apo psikologjike ndaj te pandehurit. Sokol Bizhga eshte shprehur gjithashtu se gjate marrjes ne pyetje dhe pranimit te autoresise se krimit nga Luan Mara ka qene i pranishem edhe ish-avokati i tij, Qemal Braho. Por deklarimi i tij u hodh poshte disa minuta me vone nga vete Braho, i cili ka treguar se ai ka shkuar ne polici kur Bizhga, kishte perfunduar proces-verbalin e kallezimit, ku shkruhej se nenshkruesi Mara e ka pranuar krimin. "Edhe ne seancen e pare te vleresimit te mases se arrestit, kam kerkuar te njejten gje qe mos te merret si prove materiale dokumenti ku Mara pranon akuzen, pasi kjo nuk eshte bere ne prezencen e mbrojtjes. Po keshtu, une, si avokat mbrojtes, nuk jam lejuar nga policia qe te marre pjese ne eksperimentin e riprodhimit te ngjarjes", ka thene Braho. Me tej, avokati i Mares, Dilaver Bengasi, e ka quajtur te rregullt procesin e deritanishem te hetimit gjyqesor dhe ka thene se per klientin e tij nuk ka asnje element te proves qe te nxjerre ate vrases.
SSSASS