E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne treg, dyshohet konkurrenca

Tregu industrial i qytetit te Lezhes eshte perfshire dje nga flaket per here te trete brenda nje periudhe te shkurter kohe. Ka qene ora 6:45 e mengjesit te djeshem, kur flaket fillimisht kane rene ne nje dyqan veshmbathjesh ne pronesi te tregtarit Haki Perlica. Me pas flaket jane perhapur dhe ne dy dyqane te tjera te tregut industrial. Flaket fatmiresisht nuk kane demtuar dyqane te tjere, kjo pasi ato jane izoluar dhe shuar ne nje kohe te shkurter nga forcat e sherbimit zjarrfikes, te angazhuara ne aksion. Burime te efektivave policore ne vendngjarje jane shprehur se mendohet qe zjarri te kete qene i qellimshem. Ne kete pike, dyshimet e para jane per nje zjarr te vene per ceshtje konkurrence mes tregtareve te qytetit, ndersa ende po hetohet per te zbardhur te gjithe ngjarjen. Per momentin ende nuk eshte bere bilanci i demit, qe nuk mendohet te jete i madh. Kjo pasi zjarri nuk arriti te transferohej ne shume prej njesive tregtare, qe ndodhen ne mjediset e tregut industrial. Disa jave me pare, 50 dyqane ne tregun industrial te Lezhes u shkrumbuan nga flaket e nje zjarri, i cilesuar edhe ate kohe i qellimshem, dhe shkaktoi nje dem qe kaloi shifren e shifren e 5 milione lekeve.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›