E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja Capes, kerkohen 50 vjet burg

Prokuroria e rrethit te Elbasanit ka kerkuar dje nga 25 vjet burg per dy te akuzuarit per vrasjen e biznesmenit Sokol Capja. Perfaqesuesi i organit te akuzes, Agim Dilko, tha se per Ardian Meta dhe Armando Hasani ka prova te mjaftueshme qe i implikojne ne akuzat e "vrasjes ne bashkepunim" dhe "armembajtjes pa leje". Me pas jane pyetur avokatet mbrojtes dhe te pandehurit. Armando Hasani dhe Ardian Meta kane mohuar te jene implikuar ne kete ngjarje. Edhe avokatet mbrojtes jane shprehur se organi i akuzes nuk ka provuar se klientet e tyre jane vrases te biznesmenit Sokol Capja. Pasi kane degjuar te gjitha palet, trupi gjykues ka vendosur te jape me 1 prill vendimin perfundimtar. Dritan Sheme, Ardian Meta dhe Armando Hasani u akuzuan nga policia e Elbasanit se jane autore te atentatit ndaj Sokol Capjes, me 25 dhjetor te vitit 2005 . I pari eshte vene ne pranga Ardian Meta, me pas u ekzekutua ne Tirane, Dritan Sheme, ndersa Armando Hasani u kap me 5 mars te ketij viti ne Tirane.
F. Salliu

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›