E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varshava fajëson stafin rus për aksidentin ajror

Komisioni i Qeverisë polake tha se pajisjet e gabuara dhe komunikimi i dobët i stafit të Rusisë në tokë, kanë shkaktuar rrëzimin e aeroplanit vitin e kaluar, ku humbi jetën presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski.
Kreu i Komisionit, kolonel Robert Benedikti, tha para gazetarëve se sistemi i ndriçimit në aeroprtin rus të Smolenskut ka qenë i dobët dhe se rusët i kanë dhënë urdhër të gabuar ekuipazhit.
Presidenti Lech Kaczynski, gruaja e tij, Maria, dhe dhjetëra zyrtarë polakë humbën jetën kur aeroplani u rrëzua gjatë përpjekjeve për të ateruar.
Një raport i shtetit rus kishte theksuar gabimin e kontrollorëve polakë si arsye të vetme të fatkeqësisë, çfarë kishte shkaktuar zemërim në Poloni.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›