E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzohen Serbet. KS jo seances se kerkuar nga Jeremic.


Me kërkesë të Serbisë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur konsultime me dyer të mbyllura për situatën në Kosovë. Organi i OKB-së ka refuzuar thirrjet e Serbisë për një takim të veçantë të Këshillit, ku do të diskutoheshin tensionet në rritje mes Kosovës dhe Serbisë. Jeremiç, i kërkoi Këshillit me 15-vende për të caktuar një takim urgjent për të diskutuar  lëvizjet e  Prishtinës, e dëshironte që  këshilli "të dënonte përdorimin e njëanshme të forcës". Por diplomatët e OKB-së thanë se këshilli, i cili ka qenë prej kohësh i ndarë mbi Kosovën, nuk kishte gjasa të merrte një vendim të tillë.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka protestuar pasi nuk u lejua të adresojë konsultimet. "Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit në formën e konsultimeve të mbyllura, tre anëtarë të përhershëm treguan kundërshtimin e fortë për pjesëmarrjen e Serbisë. Ne jemi këtu për të kontribuar në debat me versionin tonë të ngjarjeve të cilat ne besojmë se janë  të rënda e destabilizuese, jo vetëm për provincën, provincën e Kosovës, por edhe për rajonin më të gjerë të Ballkanit"
 deklaroi Jeremic. “Është shumë e vështirë për ne të kuptojmë se përse ka kaq shumë rezistencë për të dhënë kontribut në debatin e një shteti anëtar të Kombeve të Bashkuara. Ju mund të bini dakort ose jo me atë që ka për të thënë Serbia, por të paktën është e drejtë të na dëgjoni – ne nuk u lejuam të dëgjohemi” shtoi jeremic para gazetarëve.

Këshilli i Sigurimit i OKB këtë të premte nuk do të zhvillojë asnjë seancë të posaçme të hapur për konfliktin kufitar  në Kosovë. Pas konsultimesh të gjata ai hodhi poshtë kërkesën përkatëse të Serbisë me gjithë mbështetjen e Rusisë. Një diplomat perëndimor tha se takimi i rregullt i këshillit në gusht për Kosovën është "vendi i përshtatshëm për një debat publik".Ambasadori gjerman, Peter Viting, i cili mban presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit, tha se Bashkimi Evropian ishte organi i përshtatshëm për trajtimin e valës aktuale të dhunës në Kosovë.  Pas takimit të Jeremicit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun, zyra e këtij të fundit lëshoi një deklaratë, në të cilën thuhet se kreu i Kombeve të Bashkuara “ka shprehur shqetësimin e tij për veprimin e papritur, që çoi në përkeqësimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe ka mirëpritur thirrjen e presidentit serb, Boris Tadic, për qetësi dhe mesazhin se vendi i tij mbetet i angazhuar në zgjidhjen e problemeve ekzistuese mes Beogradit dhe Prishtinës përmes dialogut”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›