Rrëzimi i avionit presidencial, Polonia publikon raportin

Komisioni hetimor në Poloni pritet të publikojë sot raportin e shumëpritur në lidhje me hetimet e fatkeqësisë së prillit 2010, ku nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi humbi jetën presidenti polak, Lech Kaczynski.
96 persona kanë vdekur, kur aeroplani u rrëzua gjatë përpjekjeve për të ateruar në Smolensk.
Një raport i shtetit rus kishte theksuar gabimin e kontrollorëve polakë si arsye të vetme të fatkeqësisë, çfarë kishte shkaktuar zemërim në Poloni.