Oslo, Breivik sërish para hetuesve

Policia norvegjeze do të marrë në pyetje për herë të dytë organizatorin e dyshuar të sulmeve në Norvegji.
Anders Bering Breivik ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e 68 personave në ishullin Utoja dhe bombardimin e ndërtesës qeveritare në Oslo, ku u vranë 8 njerëz, por hetuesit thonë se ai duhet të pyetet për herë të dytë meqë janë shfaqur informacione të reja.
Hetuesit thonë se prioritet i tyre do të jetë që të përcaktojnë nëse Breiviku ka vepruar i vetëm apo ishte pjesë e një rrjeti ekstremist siç pretendon.
Bëhet e ditur se Breivik nuk do të shkojë në gjyq para vitit 2012, për shkak të kompleksitetit të rastit.