E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Norvegjisë, shqiptarja e zhdukur, në listën e të vdekurve

NORVEGJI- 17-vjecarja kosovare Lejla Selaci rezulton në listën e viktimave të masakrës së Otayos.

Prestigjozja Corriere della Sera ka bërë publike listën më të fundit të autoriteteve norvegjeze, përsa i përket viktimave të tragjedisë së dyfishtë në Norvegji, ku identifikohen me emra dhe një pjesë e tyre edhe me foto.

Të rinjtë të cilët i përkasin moshës nga 14 deri në 23-vjec renditen si viktimat, që humbën jetën fatkeqësisht në kampin rinor laburist, ndërkohë që ajo që të bie në sy është fotografia e 17-vjecares kosovare, e cila zyrtarisht rezulton ende e zhdukur.

E përditshmja Kosovare ‘Zëri’ publikoi sot komunikimin e fundit të të zhdukurës nga masakra e Utoya në Norvegji, me babain e saj.

“Baba, deshëm te niseshim po nuk po na lejon policia që të hipim në anije sepse ka ndodhur një sulm në Oslo”,- ishte ky mesazhi i fundit me telefon, që ka marrë Bajrush Selaci, të premten pasdite nga e bija Lejla 17- vjecare.

Mësohet se para pak ditësh vetë Bajrushi e kishte dërguar të bijën e vetme, Lejlën, tek një shoqe e saj norvegjeze me të cilën dhe në shoqërim të së ëmës së saj do të shkonin në drejtim të Utoyas për të marrë pjesë në kampingun veror të Partisë Laburiste.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›