E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i shpresave te PPSH-se Edi Rama ne krye te mafies se ndertimit - hesht sepse heshtja eshte kodi i mafies

26-09-2010 / Gazeta 55

Partia Demokratike inkursionoi dhe gjate dites se djeshme nje varg akuzash drejt kryetarit te Bashkise Tirane Edi Rama per injektimin e aferave korruptive gjate 10 viteve si drejtues i kryeqytetit.
Permes nje deklarate per shtyp deputeti i PD-se Gent Strazimiri deklaroi se Rama po i drejton lepurushat e tij si asete te nje kompanie ndertimi me skema mafioze e njohur tashme si ceshtja e 20-shit.
Edvin Kristaq Rama trajneri i ekipit Shpresa te Partise se Punes po i drejton leprushat si asete te nje kompanie ndertimi por me skema tradicionale mafioze e cila e ka bere tashme te njohur si Mr. 20 ne median nderkombetare- u shpreh deputeti i PD.
Strazimiri tha se zbardhja e kontratave 20-she te Rames me bashkepunetoret e tij si Lepri materializon mirefillti skemen mafioze te mbajtjes gjalle te korrupsionit dhe aferave te tjera antiligjore.
Publikimi i kontrates ku Lepri i tij merr 20 te aksioneve ne kembim te planit te ndertimeve eshte materializimi i skemes mafioze. Lartesimi i kullave deri ne 35 kate per te rritur vleren e 20-shit eshte pjese e skemes mafioze. Plani i ndertimit i firmosur nga Mr. 20 ne kembim te nje fitimi 100 milion euro eshte skema mafioze. Denoncimi i investitoreve kundra Leprit te Rames eshte denoncimi i skemes mafioze. Kontrata e firmosur ku partneri i Edvinit zoti Dritan Avllaj ndryshe Tan Lepri merr ryshfet 20 te aksioneve eshte dokumenti i skemes mafioze- u shpreh Strazimiri.
Deputeti demokrat konstatoi se heshtja e Edi Rames dhe bashkepunetoreve te tij eshte me domethenesja ne kete mes pasi heshtja eshte kodi i mafies.
Heshtja e Rames dhe e leprave te tjere ndaj ketij dokumenti dhe denoncimi eshte kodi i heshtjes se mafies. Per kete dikush do te pergjigjet para ligjit si per cdo aktivitet tjeter mafioz- deklaroi Genti Strazimiri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›