E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrihet Agjencia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve

Ngrihet Agjencia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Kryeministri Sali Berisha u shpreh se nje projektligj i tille vjen pas nje pune intensive qe Ministria e Ekonomise, por edhe Task Force per rregullimin e tregut ne Shqiperi ka bere gjate nje periudhe me se 2 vjecare. Kjo agjenci, udhehiqet nga nje bord, i perbere nga disa ministra dhe ku jane te pranishem edhe disa perfaqesues te biznesit privat. Bordi kryesohet nga Kryeministri. Krijimi i saj perben nje zhvillim madhor ne reformen ekonomike te vendit. Agjencia do te kete tani te gjitha mundesite te funksionoje pothuaj si nje sportel i vetem. “Ligji eshte hartuar nga Ministria e Ekonomise, me mbeshtetjen e eksperteve me te shquar te Evropes dhe botes ne kete fushe, te cilet kane ndertuar me sukses te madh edhe ne vende te tjera Agjenci te tilla”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›