E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Tivarit, "dokumentet" ne shtete te tjera Rozeta Rapushi

Komisioni hetimor i ngritur per hetimin e fakteve, rrethanave dhe pergjegjesive te Masakres se Tivarit ne vitin 1945, e ka shtrire kerkesen e tij per mbledhje te dokumenteve dhe provave edhe ne vende te tjera te botes. Kryetari i ketij komisioni, Fatos Beja, tha dje per gazeten "Koha Jone", se procesi po zgjatet pasi grumbullimi i dokumenteve po has veshtiresi per shkak se ato gjenden edhe ne arkiva te ndryshme jashte vendit, ne Kosove, Maqedoni, Angli, si dhe Serbi. Beja shtoi se hetimi do te vijoje, pavaresisht se nje nga deshmitaret kyc te tij, udheheqesi i fundit komunist ne vend, Ramiz Alia, humbi jeten dite me pare. Percaktuar ne planin e punes se komisionit, si nje nga ish-funksionaret e larte te shtetit shqiptar te asaj kohe, ne dijeni te ngjarjeve.

Zoti Beja, komisioni hetimor per masakren e Tivarit qe ju drejtoni, prej kohesh nuk eshte mbledhur. Si po ecen puna me hetimin qe ne fakt ka nisur vitin qe shkoi?

Hetimi po vijon normalisht. Arsyeja e mosmbledhjes se komisionit hetimor, eshte se aktualisht po grumbullohen dokumente te shumta dhe te ndryshme ne lidhje me ngjarjen, per te hedhur drite mbi masakren e Tivarit. Puna per mbledhjen e tyre eshte e veshtire. E them kete, sepse dokumentet e kohes, provat, qe hedhin drite mbi masakren, nuk jane gjithnje afer, apo brenda territorit te Shqiperise. Aktualisht, ne si komision po gjurmojme arkiv me arkiv, per te gjetur rrenjet e historise dhe jo vetem ne arkivin shqiptar, por edhe me gjere. Kjo pasi dokumentet te cilat ne kerkojme dhe ndihmojne procesin e hetimit, jane te shperndara ne vende te ndryshme dhe eshte shume e veshtire t'i grumbullosh te gjitha se bashku. Ndaj, ne po hasim veshtiresi ne grumbullimin e tyre. Per kete arsye, kohe me pare kerkuam edhe shtyrje te afatit te komisionit hetimor, ne menyre qe te kemi sa me shume kohe ne dispozicion per te mbledhur te dhenat e domosdoshme, per procesin e hetimin ne menyre qe ai te jete sa me i plote dhe te nxjerre ne pah ngjarjen.

Kur thoni se po kerkoni arkiv me arkiv per dokumentet origjinale, cfare nenkuptoni? Ku shtrihet kerkimi juaj dhe cilat jane shtetet e tjera qe mund te kene dokumente mbi zbardhjen e kesaj masakre?

Ne baze te te dhenave qe kemi marre ne menyre te vazhdueshme, na rezulton se informacione te nevojshme per procesin e hetimit jane edhe ne vende te tjera. Ndaj them se po gjurmojme arkiv me arkiv. Kemi te dhena per shembull, se disa letra jane ne Serbi, aty po kerkojme. Te tjera ne Angli, apo edhe ne Maqedoni. Nderkohe qe kemi marre disa dokumente nga arkivi e Kosoves. Pak kohe me pare erdhen dokumentet e gjendura ne arkivin e Kosoves, ku ne fakt mendohej se ishin terhequr ato dokumente dhe nuk ndodheshin, por qe ne te vertete, u gjeten dhe me pas, na erdhen shume materiale nga Kosova. Po keshtu, jemi ne kerkim edhe ne Maqedoni dhe shtetet qe ju permenda me siper, pasi ka korrespondenca, letra e te tjera, qe kane rendesi ne procesin e hetimit. Kjo eshte situata aktuale e hetimit.

Pak dite me pare, u nda nga jeta udheheqesi i fundit komunist Ramiz Alia, nje prej deshmitareve kyc te procesit te hetimit per masakren e Tivarit, i parashikuar edhe ne planin tuaj te punes, per t'u thirrur ne kete komision. Do te ndikoje mosqenia e tij per t'u pergjigjur ne hetimin tuaj?

Jo, aspak. Eshte e vertete qe ai ishte thirrur per t'u pergjigjur pyetjeve si deshmitar. Por duhet pasur parasysh se deshmitari vjen ne komision dhe thote cfare te doje, ne kuptimin qe mund te kerkoje edhe te mos shprehet fare nepermjet avokatit. Ndaj theksoj faktin se jane dokumentet e kohes ato qe hedhin drite mbi ngjarjen dhe me to ne dispozicion, cdo deshmitar qe te jete, do te detyrohet te thote te verteten perballe tyre, perballe fakteve te pakundershtueshme. Cfare mund te presesh nga deshmitaret kur thone per shembull se, nuk kam qene asnjehere ne Bosnje, flas per rastin aktual. Ne mund t'i therrasim ata vetem per t'i perballur me dokumentacionin.

Kur do te mblidhet serish komisioni hetimor?

Sapo te mblidhet nje sasi e konsiderueshme e informacioneve dhe dokumenteve qe jane thelbesore ne procesin e hetimit. Ne baze te tyre, pra te dokumenteve qe do te tregojne ecurine e historise dhe se si kane rrjedhur ngjarjet qe cuan ne masakren e Tivarit, do te percaktohen edhe deshmitaret e tjere qe dalin ne lidhje me procesin e hetimit. Aktualisht, komisioni ka bere disa mbledhje, ku ne menyre te vazhdueshme ka percaktuar objektivat e hetimit dhe ecurine e tij si dhe ka dhene detaje ne lidhje me grumbullimin e materialeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›