Berisha feston 67-vjetorin, ne Sarisalltik te Krujes Eva Gjura
Ne 67-vjetorin e ditelindjes, kryeministri Berisha ka marre shume urime nga miqte, te afermit dhe bashkepunetoret e tij. Per shkak te axhendes se tij si kryeminister, ky 67-vjetor, e ka gjetur kreun e qeverise te angazhuar me pune e takime duke e bere fundjaven me intensive, por edhe te bukur, per shkak te urimeve te shumta qe ai ka marre. Urimin e pare heret ne mengjes, kryeministri e ka marre nga te rinjte e Forumit Rinor te Partise Demokratike, ku dhe ka qene i pranishem ne nje takim te organizuar prej tyre ne qytetin e Durresit. Ata i kane dhuruar nje buqete lulesh dhe nje pikture, si dhe shume urime per kete 67-vjetor, te cilin po e festonte dhe me ta. Pas ketij takimi, kreu i qeverise, i shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij, zonja Liri Berisha, ka udhetuar drejt Krujes, ku ka peruruar rrugen qe te con per ne malin e ketij qyteti, ose sic njihet ndryshe per ne Malin e Sarisalltikut, i cili eshte nje simbol i shenjte per besimtaret bektashinj. Ketu Berisha eshte pritur nga Kryegjyshi Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe perfaqesues te komunitetit bektashian te Krujes, te cilet i uruan kryeministrit ditelindjen dhe si dhurate i kane bere simbolin e qytetit te Krujes, por edhe te te gjithe shqiptareve, nje bust te Skenderbeut te gdhendur ne dru, nje buqete me lule dhe me ane te nje torte, i kane uruar jete te lumtur. "Ju falenderoj shume per urimin qe me bete dhe me duhet t'ju rrefej ketu, te dashur qytetare dhe qytetare te Krujes, se pasioni im per majat, daton ne femijerine time te hershme. Per ata qe rriten ne alpe, ngjitja ne maje eshte heroizmi i tyre i pare feminor. Mirepo, mua, pasioni per majat nuk mu shua kurre, ndaj dhe kam kenaqesine me te madhe qe sot festoj ditelindjen time, ne ballkonin e Skenderbeut, ne majen e Malit te Krujes",- eshte shprehur Berisha. Me pas, kryeministri ka bere nje vizite ne vendin e shenjte ne Sarisalltik, ku ka ndezur nje qiri se bashku me bashkeshorten e tij.
Kryeministri: Per mua vitet e ditelindjes, jane vetem numra
Kryeministri Berisha ka marre nje urim te perzemert nga te rinjte e FRPD-se per ditelindjen e tij. Duke i falenderuar per urimin e vecante, kreu i qeverise ka thene: "Per mua, vitet e ditelindjes jane vetem numra". Me tej, Berisha tha se ditelindjet jane dite meditimi, dite reflektimi dhe ne cdo kendveshtrim qe t'i analizosh ato, jane me se shumti dite mirenjohjesh. Duke falenderuar te rinjte per urimin, Berisha ka kujtuar vitet 1990, duke u shprehur se shume prej brezit te tij ne ato vite, jetuan rinine e dyte, "Sepse,- tha Berisha,- eshte rinia ajo qe i beri te lire shqiptaret dhe per ju, qe nuk keni ate memorie te asaj kohe dhe jeni fatlum qe nuk e keni, duhet t'u them vetem nje gje: Po te mendoj te kthehem ne rinine time dhe tuajen, une ju garantoj ju, se ajo qe ju mesoni ne nje jave, informacioni qe ju merrni ne nje jave, sot eshte me i madh se sa ai qe merrnim ne, me stermundime te medha, ne 5 vite te marra se bashku, sepse ju jeni te lire. Maksimumi i informacionit per ne, ishte radio ose televizioni me vone. Nuk ka raport me te rendesishem per njeriun e qyteteruar sesa raporti i tij me te verteten. Ju keni shume avantazhe, me informacionin e madh qe merrni. Ju notoni ne nje univers informacioni te gjithanshem politik, ekonomik, shendetesor, social, kulturor",- tha Berisha.
Berisha: Do te zhvillojme turizmin malor
Kryeministri Berisha ishte dje i pranishem ne perurimin e segmentit rrugor, Fushe-Kruje - Kruje - Sarisalltik, e njohur ndryshe si rruga e Malit te Krujes dhe qe si destinacion final ka, vendin e shenjte te Sarisalltikut. I ndodhur ne lartesine panoramike te kesaj rruge me simbolike historike, shefi i qeverise shprehu urimet e tij per te gjithe shqiptaret. "Se pari, shpreh sot gezimin e madh, kenaqesine time qe perurojme kete rruge, ne ballkonin e Skenderbeut, ne majen e Malit te Krujes, ne vendin e shenjte te Sarisalltikut. Ndaj dhe le t'u dergojme ne, nje pershendetje vellazerore te gjithe shqiptareve nga ballkoni i Skenderbeut",- tha kryeministri. "Kjo qeveri do te beje gjithcka qe t'i shnderroje malet ne zonat turistike me terheqese te vendit, qe malet e ketij vendi, nga vende mundimi dhe skamje, te shnderrohen ne vende defrimi dhe mekembje",- vijoi Berisha. Gjate viteve te fundit, ne rrethin e Krujes jane ndertuar 121 km rruge dhe segmente rrugore, 11 ujesjelles, 13 shkolla, si dhe 21 qendra shendetesore e ambulanca. Nga ana tjeter, rruga e peruruar me vlere 343 milione leke dhe me gjatesi 9 km, i shtohet rrjetit modern infrastrukturor te vendit, si dhe lehteson pelegrinazhin e besimtareve, qe vizitojne kete vend te shenjte.